Nusja dh*non vjehrrën dhe i thyen dorën, inskenon videon

Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në fshat në shtëpinë e tyre të vjetër, por ai e ka dëbuar të shoqen. Rabushja tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka vuajtur shumë duke rritur 7 fëmijë dhe e pajisur me dhjetëra urdhra mbrojtjeje prej bashkëshortit pasi ky i fundit e ka dhunuar vazhdimisht.

E moshuara banon në një nga banesat e djemve, pasi këta të fundit janë në Greqi. Por ajo pretendon se nusja e shtëpisë sa herë kthehet nga emigrimi, e dhunon pa mëshirë. Në një video të siguruar, shfaqet nusja që i bën presion vjehrrës që të flasë mirë se do të shohë djali.

Nusja: Mami, thuaj Artit ( djalit) “natën e mirë”, që të iki unë të fle gjumë rehat, se më keni shqetësuar tmerrësisht!

Rabushe Kërçuku: Ik fli gjumë.

Nusja: Të vete të fle gjumë?

Rabushe Kërçuku: Ik!

Nusja: Kë more ti sot, kur ka marrë vesh Arti në Greqi, nuk e di çfarë i ke thënë, çfarë të vjen, mos të them nga këmbët, por nga by…, i nxjerr nga goja?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asnjë.

Nusja: Nuk ke marrë asnjë?

Rabushe Kërçuku: Nuk kam marrë asgjë se më ka humbur bateria.

Nusja: Çfarë i kanë thënë ato gocat e tua të bukura, që nuk e duan nënën? Unë s’kam detyrime te ti, kam te fëmijët e mi.

Deri tani zonja Rabushe nuk ka kryer denoncim në polici për nusen e djalit pasi ka frikë se kur të kthehet përsëri, ajo do ta dhunojë edhe më rëndë. Ka kryer disa ekzaminime që tregojnë thyerje serioze të gishtave.

Pas ndërhyrjes së “Stop”, u vendos kryerje e ekspertimit mjeko-ligjor dhe shoqërimi në spital i së moshuarës. Ndërsa vetë policia iu drejtua gjykatës për pajisje me urdhër mbrojtjeje ndaj nuses së djalit, duke e shpallur këtë të fundit në kërkim për akuzën e dhunës në familje. Ky rast u referua në prokurori./ TV Klan

Related Posts

Të zgjodha para vetes’ – Egli heq unazën… por sot bën një veprim që prek zemrën!

Një ditë më parë, Egli vendosi që të hiqte unazën e dasmës. Shkak u bë një debat që ajo pati me Gjestin, pasi ky i fundit e…

Nuk kishte ndodhur KURRE! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja..

Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat…

Makina përpl*as nënë e bijë! 5-vjeçarja dhe e ëma u aksidentuan teksa shoferi po…

Një aksident rrugor është regjistruar në lagjen “Lef Sallata” në qytetin e Vlorës. Mësohet se një makinë ka përplasur një 29-vjeçare dhe vajzën e saj të mitur…

“Nuk të pëlqejnë ty, i do të bëra?”/ Egli mërzitet nga batura e Gjestit, çifti debatojnë!

Egli po i bënte mesazh Gjestit dhe po ndihej në siklet pasi kishte veshur fustan. Ajo mori një bluze dhe e veshi. Egli i tha Gjestit se:…

Solidariteti i kolegëve të punës: I dhurojnë ditët e tyre të pushimit për shqiptarin e sëmurë

Një shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon në Itali, është duke u përballur me një sëmundje të rëndë e quajtur skleroza laterale amiotrofike. Si pasojë…

KTHESA DRASTIKE! Verë dhe dimër, meteorologia paralajmeron: Duke nisur nga e premtja..

Nëse të mërkurën nxorrëm nga garderoba bluzat me mëngë të shkurtëra të premten duhet të rikthejmë xhaketat. Brenda tre ditësh do të përjetojmë verën dhe vjeshtën. Temperaturat…