VëIIai qëIIon vëllain me αrmë zjarri në Divajkë. Detajet e para

Dy vëllezër janë konfliktuar me njëri -tjetrin dhe sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në Fier-Seman njësia administrative Gradishtë, bashkia Divjakë.

Dy vëllezërit Zarif dhe Shpëtim Konja janë konfliktuar me grushta dhe më pas Zarifi ka qëlluar me armë ndaj vëllait. Të shtënat nuk e kanë prekur Shpëtimin ndërkohë pasi ka gjuajtur me armë, Zarif Konja është larguar në drejtim të paditur.

Policia në vendngjarje ka sekuestruar armën e gjahut tip karabinë dhe katër gëzhoja. Shënjestër është bërë një mjet i parkuar në anë të rrugës dhe tenda e një lavazhoje.

Policia ka ndaluar për të sqaruar rrethanat Shpëtim Konjën, ndërsa po pyeten edhe persona të tjerë që kanë parë ngjarjen si dhe vëllezërit që mund të kenë dijeni.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në fshatin Fierseman, Divjakë, pas një debati për motive pronësie, shtetasit Z. K., 58 vjeç dhe A. G., 57 vjeç, kanë goditur me grushte shtetasin Sh. K., 50 vjeç (vëllai i shtetasit Z. K).

Pas konfliktit, shtetasi Sh. K., ka gjuajtur me armën e gjahut të cilën e kishte me leje, ku për pasojë është dëmtuar mjeti i shtetasit A. G.

Eshtë shoqëruar në Komisariat shtetasi Sh. K. dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Z. K. dhe A. G.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Related Posts

Zbulohet pse Genta Ismajli humbi peshë në mënyrë drastike

Prej disa muaj emri i këngëtares së njohur Genta Ismajli ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes. Fillimisht ishte ndryshimi i saj me flokë të bardhë që…

Danja zbulon arsyen pse mungoi në dasmën e Eglit dhe Gjestit

“Besoj është një gjendje emocionale që disa prej banorëve e kalojnë…” E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen…

Pas një edicioni spektakolar, ëndrra e tij bëhet realitet! Gjesti shpallet fituesi i Big Brother Vip Albania 4

Ëndrra bëhet realitet… 120 ditë në atë shtëpi të cilat përmbyllen me çmimin e madh 100 mijë euro! Pas një edicioni spektakolar, publiku ka zgjedhur si fitues…

Fituesi eshte GJESTIII – Votat

Fituesi eshte GJESTIII

“Jam e v*rgjër…”/ Deklarata e Olës në Tapetin e Kuq shkakton të qeshura

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…

Do ta kalojë Valbona natën sot me Laertin?! Ja si përgjigjet ish-banorja

Të gjithë jemi gjithë sy e veshë në natën finale të “Big Brother VIP”. Teksa edhe pak orë na ndajnë nga zbulimi i emrit të personazhit që…