Arti shqiptar në zi, ndahet nga jeta aktorja e njohur vlonjate

Një tjetër pasuri e kinematografisë dhe skenës shqiptare është ndarë nga jeta.

Bëhet fjalë për Meliha Ferrën, aktoren dhe themeluesen e estradës profesioniste të Vlorës e cila me guximin, talentin dhe forcën e saj hodhi themelet e artit skenik në qytetin bregdetar.

Lajmin e trishtë e ka dhënë pasditen e kësaj të martë gazetari vlonjat, Ergys Alushi i cili ka njoftuar se aktorja e cila sfidoi kohën ka mbyllur sytë përgjithmonë, duke lënë kështu në dhimbje familjarët, qytetarët e Vlorës, por dhe të gjithë shqiptarët të cilët ndoqën artin e saj.

“Ndahet nga jeta Meliha Ferra.Një nga themelueset e estradës profesioniste të Vlorës. Një nga aktoret e shfaqjes së parë të estradës “Kalon turjela nëpër bucela”. Një nga vajzat e para të Vlorës që theu paragjykimet e kohës duke u aktivizuar dhe luajtur në skenën e teatrit të qytetit. Meliha Ferra ishte bashkëshortja e aktorit të njohur të humorit, Myqerem Ferra, duke krijuar së bashku një çift simpatik për publikun vlonjat. Vlora humbi sot një figurë ikonike të historisë së saj, artistike e qytetare”, shkruan gazetari.

Meliha ishte një nga aktoret e para që ngjiti skenën me shfaqjen “Kalon turjela nëpër bucela”, duke hapur rrugën për artin e humorit në qytet në një kohë kur vajzat rrallë guxonin të ngjiteshin në skenë dhe të dilnin në dritat e forta të reflektorëve.

Mehila Ferra arriti që për vite me radhë të fitonte zemrat e publikut, por edhe respektin e kolegëve. Përkrah bashkëshortit të saj, aktorit të mirënjohur të humorit Myqerem Ferra, formuan çiftin simpatik, të cilët u dhuruan shqiptarëve buzëqeshje dhe emocione për vite me radhë.


Aktorja, Mehila Ferra

Related Posts

Mjєku u merr jєtën shumë pa’ciєntëve dhe zhdυk provat: Ndjєja kënaqësi!

Skandal në Gjermani: Mjeku në Berlin akuzohet për vrasjen e 15 pacientëve me “epsh për vrasje” – hetohen mbi 390 raste. Johannes M. (40) vjen nga Frankfurt/Main…

Ndërron jetë legjenda shkodrane e futbollit

Ndërron jetë legjenda shkodrane e futbollit, Paulin Ndoja Futbolli shkodran dhe ai shqiptar është sot më i varfër. Ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare Paulin Ndoja, një…

E liruan pas 7 vitesh për ν’rᶏsje, kthehet sërish në skenën e kr*mit: Autori i d’yshuar i të sh’tënave tr*ndit drejtësinë

I arrestuari për të shtënat në sheshin Bizet në Anderlecht ishte dënuar më parë për vrasje – u lirua pas një të tretës së dënimit Personi i…

“Do të jenë qershia mbi tortë!” Ledion Liço tregon se çfarë do të ndodhë në finalen e Big Brother!

Vetëm tre ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother Vip Albania. Një natë plot supriza, lot dhe emocione të forta pritet të jetë ajo…

Kush e fiton BBV 4? Loredana tregon 4 finalistët e saj idealë: “Jozi është një nga..”

Ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati, ishte ditën e sotme e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”, në Top Channel. Ajo komentoi gjithë rrugëtimin e saj…

“Humbëm shuma të mëdha parash”/ Eneda Tarifa rrëfen si prindërit e saj ranë pre e skemave piramidale në 97′-ën!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Eneda Tarifa, ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Reload” në RTV Dukagjini, ku ka rrëfyer në mënyrë të sinqertë dhe të…