I jepet sot lamtumira e fundit, Ilaria Sulës, studentes që u v*ra nga i dashuria kilian. Nëna në gjendje të rënduar: Ku je o shpirti i mamit!

ITALI- Arkivoli i me trupin e pajetë të Ilaria Sulës e cila u vra me thikë nga ish i dashur i saj, Mark Anthony Samson, ka mbërritur në shtëpinë e saj në Viale dello Stadio në Terni. Ditën e sotme ajo do të përcillet në banesën e fundit.

Media të shumta dhe të afërm të Sulës kanë shkuar pranë banesës së 22-vjeçares shqiptare. Portat e godinës ku banon familja janë të mbuluara me tabela, mesazhe dhe lule në kujtim të të resë. Kortezhin mortor e ka pritur edhe nëna e Ilarias e cila me lot dhe dhimbje thërriste emrin e të bijës. Përshkak të gjendjes së saj të rënduar të afërmit e kanë larguar.

“O Ilaria ime, o vdeksha mami për ty, o Ilaria ime, ku je ti o shpirt i mamit, ku je që nuk ke dritë në sy, ku je mbyllur ti o shpirt i mamit”, dëgjohet nëna e Ilarias.

22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula, e cila ishte raportuar e zhdukur prej 25 marsit në Romë, u gjet e vrarë në një zonë të pyllëzuar në Poli. Trupi i saj ishte futur në një valixhe që u gjet e hedhur në humnerë. Në vendngjarje shkuan hetuesit e skuadrës kriminale së bashku me zjarrfikësit për të marrë trupin e së resë.

Autori i vrasjes 23-vjeçari filipinas Mark Samson është arrestuar nga autoritetet dhe ka pranuar edhe vrasjen. Ilaria studionte Statistikë në universitetin “La Sapienza”. Përveç familjarëve të saj, të cilët kishin ngritur alarmin në rrjetet sociale të martën, edhe shoqe e kolegë ishin mobilizuar për ta gjetur duke publikuar fotografi të shumta të saj.

Ish i dashuri u arrestua dhe rrëfeu vrasjen gjatë një marrjeje të gjatë në pyetje. Djali e goditi Ilaria-n disa herë me thikë në apartamentin në Via Homs, përpara se ta mbyllte në një valixhe dhe të përpiqej të zhdukte trupin. Ndaj tij rëndojnë akuzat e vrasjes me dashje dhe fshehje të kufomës. Nuk dihet nëse ka qenë ai që ka treguar vendndodhjen ku e kishte fshehur kufomën.

I riu me origjinë filipinese, për të zhdukur gjurmë, vazhdoi që të përdorte celularin e studentes, duke iu përgjigjur mesazheve dhe duke postuar në rrjete sociale edhe pas vdekjes së të resë. Sula kishte dalë mbrëmjen e 25 marsit, pa u përshëndetur me shokët e dhomës dhe nuk u ishte përgjigjur mesazheve të tyre në WhatsApp.

Related Posts

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës dhe do…

Ka qenë aktori që ka lidhur një moment me fenë islame e më pas i është kapur banorit nga Kosova për alkool. Në videon e shpërndarë në…

Gjermania në aIarm, u kërkon mësuesve të mësojnë fëmijët si të mbijetojnë në Iuftë

Gjermania po përgatitet për një skenar lufte. Ministria e Brendshme ka kërkuar që shkollat të përfshijnë trajnime për mbrojtje civile dhe që qytetarët të sigurojnë rezerva ushqimore…

Ky është tifozi që ra nga tribuna e stadiumit

Tifozi i cili ra sot gjatë ndeshjes së zhvilluar në Rrogozhinë Egnatia -AF Elbasani quhet Vullneti Gjuzi, banues në lagjen nr 1. Rrogozhinë. Raportohet nga terreni se…

Pamjet/ Banorët e mbajnë xhenazen 2 kilometra në krahë se nuk ka rrugë ku kalon makina e funeralit

Në zonën e Vaqarr-it, një rrugë e rëndësishme që çon drejt varrezave wshtw lwnw në harresë dhe në gjendje të mjerueshme për vite me radhë. Rruga është…

Gjesti thotë se Unikkatili është Tupac i Kosovës e Shqipërisë – reagojnë nga grupi The Bloody Alboz

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në finalen e madhe të Big Brother VIP Albania 4. Këto ditët e fundit banorët janë duke i shijuar tejet shumë,…

Nuk ndalet Rozana me gënjeshtra, çka po ndodh kështu? A ka mashtruar Rozana me historinë e saj?

Rozana Radi është zgjedhur finalistja e parë e edicionit të katër të ‘Big Brother VIP Albania’. Në spektaklin e kaluar ajo rrëfej historinë e jetës të saj…