Sk*andal në Serbi / Policia hyn në fushën e blertë dhe dhu*non futbollistët e klubit shqiptar

Një ngjarje aspak e mirë ka ndodhur sot në ndeshjen mes KF Tërnocit dhe Mlladost.

Policia serbe është futur në fushë dhe kanë goditur lojtarin shqiptar, Veton Zeqiri.

Ashtu siç shkruan klubi shqiptar në rrjetet sociale, ata janë trajtuar në mënyrë skandaloze nga policia serbe.

Madje policia serbe u fut edhe në dhomat e zhveshjes te skuadra e Tërnocit duke i kontrolluar ata.

Reagim i KF Tërnoci:

Turpi dhe skenari i keq i Bosilegradit. Ja çka na ndodhi

Sot, ekipi ynë në frymën e sportit dhe Fer Plejit është paraqitur në stadiumin e Bosilegradit për të zhvilluar ndeshjen kampionale në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës me skuadrën vendëse, Mlladost.

Gjatë tërë ndeshjes, u pa tendenca e nikoqirëve, në bashkëpunim me arbitrat, për të na dëmtuar në rezultat. Ashtu edhe ndodhi. Pasi na ndëshkuan padrejtësisht me dy kartona të kuq, ndeshja shkoi në 2: 1 në favor të vendësve.

Duke u pajtuar me fatin e ndeshjes, asnjëherë s’e kishim menduar se ky ishte fillimi i një drame për ekspeditën e klubit tonë.
Një pjesëtar i sigurimit në stadium, për arsye të panjohura, fton të futet policia në fushë, e cila pa lejen e delegatit nuk guxon ta shkel terrenin.

Me plot egërsirë dhe mllef, njëri nga policët godet futbollistin tonë, Veton Zeqiri, ndërsa ndaj të tjerëve pasojnë fyerjet e ndryshme.

Edhe këtu nuk ishte fundi.

Policia futet si në filma në zhveshtoren tonë duke kryer një bastisje tek gjërat personale të futbollistëve.

Në mënyrë të egër policët bastisin gjithçka nën pretekstin e kërmikimit të armëve të ftofta e çka jo tjetër.

Pasi nuk gjindet asgjë, skenari i dramës policore vazhdon me dërgimin e ekipit tonë në stacionin policor të këtij qyteti.

Këtu kërkohet nga kapiteni ynë të jepet deklaratë ndërsa nuk pranohet deklaratë të japë edhe futbollisti ynë i rrahur.

Krejt në fund, lihemi të lirë ndërsa deklaratën për dhunën policore do ta japim në stacionin e Bujanocit.

Në fund, konstatojmë se maltretini dhe dhuna e sotme në Bosilegrad ishte një skenar i përgatitur nga qarqe jashta futbollit dhe për nevoja krejtësisht tjera.

Shtrohet pyetja, nëse vërtetë policia ka pranuar informacione se ekipi ynë ka shkuar në Bosilegrad për incidente, pse ka lejuar të fillojë ndeshja? Pse ka lejuar ekspeditën e KF Tërnoci të futet në qytet,etj?

Po ndaj kujt patëm ne të shkaktojmë dhunë?

Ne jemi vetëm për futboll dhe sport si urë lidhëse mes popujve.

Por, siç po shihet kundër sportit e kundër një etnie të tërë janë të tjerët. Janë ata që thurrin skenare që u dalin aq qesharake.

Ditëve në vijim, do të shyrtojmë prezencën tonë në garat e mëtejme duke pasur parasysh në radhë të parë sigurinë dhe shëndetin e djelmoshve tanë si dhe duke mos rënë në grackë të atyre që përmes nesh dëshirojnë realizimin e qëllimeve të tyre politike apo etnike.

Në vazhdim ju sjellim pamje të ndodhive të sotme në Bosilegrad.

Nga kryesia e KF Tërnoci

Related Posts

Të gjithëve u bënë përshtypje reagimi i beftë i Rozana Radit në momentin kur Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi dhe ra në tokë

Në mesin e një situate të tensionuar dhe tronditëse, që ndodhi live gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një detaj që nuk kaloi pa u vënë…

Dalin pamjet e arrestimit të Jozit – me sy të nxirë, kokë ulur dhe i shoqëruar nga policia largohet nga Big Brother

Një ngjarje e paprecedentë ka tronditur publikun e “Big Brother VIP Albania”, pasi konkurrenti Jozefin Marku ka ushtruar dhunë fizike ndaj banorit tjetër, Gjestit, menjëherë pas eliminimit…

Sa vite burgim mund të marrë Jozi nëse dënohet për veprën penale ndaj Gjestit në transmetim ‘live’. Ja çfarë thotë Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë për kryerjen e kësaj vepre nga Jozi gjatë spektaklit Big Brother VIP Albania 4

Ngjarja e ndodhur në spektaklin televiziv “Big Brother VIP Albania”, ku banori Jozi Marku goditi me shuplakë Gjestin gjatë transmetimit live, mund të ketë pasoja serioze ligjore….

Motra e Gjestit reagim pas suImit ndaj Gjestit

Pas incidentit të ndodhur sonte në shtëpinë e Big Brother Albania, ku banori Jozefin Marku goditi Gjestin, ka ardhur edhe reagimi i parë nga familja e këtij…

Reagon Stresi pas DH*NES ndaj Gjestit

Video e plote/ Me pranga në duar, momenti i shoqërimit te Jozit ne P0LlCl