PËRGJIMET/ “O dal këto katër ditë, o rri këtu e katër muaj!” Skenaret e Erion Veliajt nga qelia e burgut, “porositë” për Ajola Xoxën dhe të vjehrrën

Të tjera përgjime janë zbardhur nga dosja hetimore e kryebashkiakut Erion Veliaj. Nga fashikujt e dosjes dhe bisedat e publikuara nga CNA pasqyrohen qartë “skenaret” e kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga qelia e paraburgimit në Durrës, aty ku dhe ndodhet prej 12 shkurtit.

Një nga “porositë” e kryebashkiakut të arrestuar për bashkëshorten e tiij, Ajola Xoxën dhe për vëllain e tij, Arbër Veliajn kanë qenë dhe “mediat” dhe se fushata mediatike është tepër e rëndësishme.

“Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji këtyre që ta shpërndajne sa më shumë edhe ta mbajnë presionin se këto kater ditë janë vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë pas zgjedhjeve.” “Kshu që është “vital”. Këto katër ditë janë vendimiare.”, shkruhet në faqen 76 të dosjes së SPAK ka depozituar në GJKKO.

Ndërkohë, më tej Veliaj nga përgjimet rezulton se orientonte dhe dëshmitarët e thirrur nga organi procedues, përfshirë dhe vjehrrën e tij. Në dosjen hetimore kjo ndërhyrje evidentohet si “flagrante”.

“Shumë flagrante është ndërhyrja e të hetuarit në procesin hetimor, duke orientuar dëshmitarët e thirrur nga organi procedues. Në këtë rast i hetuari Veliaj i kërkon bashkëshortes së tij Ajola qe ta inkurajojë Greta Domin dhe po kështu në lidhje ,me deklarimet e shtetasve Valbona Xoxa apo Eraldi Simixhiu, I tregon sesi duhet te përgjigjen, ku ata të shprehen se nuk duan të japin deklarime dhe se kjo po shkatërron familjen”, thuhet në dosjen hetimore që CNA disponon.

Në orën 20:51, Ajola Xoxa bisedon me Erion Veliajn dhe i tregon se është e shqetësuar se të nesërmen duhet të paraqiten në Prokurori nëna e saj dhe daja Eraldi Simixhiu.

Erion Veliaj i tregon se po i bënë dy tri pyetje ata duhet të thonë “Do të pyes avokatin dhe do t’iu them. Erdha vetëm për t’iu përgjigjur thirrjes, por nuk dëshmoj kundër vajzës, s’kam detyrim ligjor, kaq asigjë më shumë”

Veliaj orienton Xoxën t’iu thotë familjarëve që të mos thonë se u qëndrojnë deklarimeve sepse s’kanë çfarë deklarimeve t’iu qëndrojnë.

“Nuk dua të dëshmoj, nuk dua të dëshmoj, po shkatërroni familje e tërë”, bëhet e ditur të ketë thënë Veliaj në bisedën me Ajolën ku e mëson sesi të orientojë dëshmitarët.

Related Posts

“T*hikë pas shpine!” KrimineIët ‘shkëmbyen’ gratë për të g*ditur kundërshtarët

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua sot një tjetër seancë për dosjen e njohur si “Plumbi i Artë”, ku akuzat, rrëfimet…

Në vendin ku humbën j*tën katër shqiptarët, sot po bëhet festë

Dy vite më pare katër shqiptarë humbën jetën nga aksidenti i rëndë që ndodhi në një kantier ndërtimi në Hamburg të Gjermanisë. Sipas lajmit që qarkulloi në…

VlDE0.. E pazakontë nga vendi! Luani e kafshon në qafë, burri shpëton për mrekulli. Gjithçka ndodh në oborrin e një shtëpie në Shqipëri

Një video e pazakontë është shpërndarë në mediat online ku duket një luan i cili kafshon një burrë në oborrin e shtëpisë së tij. Në video duket…

Përsëritet tr*gjedia, shkon në 44 numri i v*ktimave nga shembja e çatisë në një klub nate

Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë në një klub nate të njohur në Santo Domingo vazhdon të rritet, me të paktën 44 viktima dhe 134…

‘Fitoje siç ke fituar edhe festivalet’! Përplasje e fortë mes Eglit dhe Rozanës

Çerekfinalja e Big Brother VIP 4 nisi me debatet në shtëpi pas përzgjedhjes nga publiku si finaliste të parë Rozana Radin. Egli e quajti një rastësi të…

Nusja dh*non vjehrrën dhe i thyen dorën, inskenon videon

Një e moshuar 76-vjeçare, Rabushe Kërçuku, sot banon buzë autostradës së Lushnjës në afërsi të fshatit Gramsh në njërën prej banesave të djemve. I shoqi jeton në…