Pas përfundimit të ndeshjes mes Buduçnostit dhe Deçiqit më 2 prill, tensionet kanë shpërthyer mes tifozëve të ekipeve rivale, duke sjellë incidente të dhunshme. Tifozët e Buduçnostit, shumica e të cilëve janë serbo-malazezë, duke u kthyer nga Tuzi në Podgoricë, ndaluan gjatë kalimit përmes qytetit. Ata zbritën nga makinat dhe autobusi dhe filluan të sulmojnë shqiptarët dhe bizneset shqiptare, duke shkaktuar kaos dhe dhunë në zona të ndryshme të qytetit. Sipas dëshmitarëve, ata goditën lokale, furra dhe dyqane, duke shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme.
Incidentet shkaktuan edhe persona të lënduar nga të dyja palët, pasi shqiptarët, të cilët ishin të detyruar të mbroheshin, nuk morën mbështetje të menjëhershme nga policia malazeze. Policia, e cila nuk ka reaguar në kohë, është kritikuar për dështimin e saj në ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë kësaj periudhe tensioni. Pas ngjarjes, disa tifozë janë arrestuar, ndërsa janë ngritur kallëzime penale ndaj dy tifozëve të Deçiqit për përdorimin e mjeteve piroteknike gjatë ndeshjes.
Për redaksinë tonë, një dëshmitar shprehet se shqiptarët e Malësisë dhe Tuzi janë të bashkuar dhe të vendosur për të mbrojtur territorin dhe komunitetin e tyre, duke theksuar se edhe në një situatë të tensionuar, ata kanë dëshmuar forcën dhe zemrën për të mbajtur gjallë identitetin dhe traditat e tyre. Tensionet, sipas tij, janë një pasqyrim i ndikimeve historike dhe politike, ndërsa dëshmojnë për nevojën për më shumë mbrojtje dhe respekt për komunitetet shqiptare në këtë rajon.
Dëshmitari shkruan:
Pershendetje joq, doja tju tregoja se cfare behet nga mali i zi pra tuzi, malesia. Sulme tek malsoret, shqiptaret nga tifoza serbo malazez,me 2 prill ne perfundim te derbit decic-buducnost, shqiptaret u sulmuen nga serbo malazezet, u be nje luft e madhe por zemra mal te behet kur shef shqiptar duke mbrojt token e tyre Do doja qe ta shihnin shqiptaret se edhe ne mal te zi kemi shqiptar me zemer.
Ne perfundim te ndeshjes, tifozet e buducnostit pra serbo malazezet, duke u kthyer nga tuzi ne podgorice, gjate qytetit ndaluen, zbriten nga makinat dhe autobusi dhe filluan te sulmojne shqiptaret dhe bizneset shqipare, pra lokale, furra etj. Njerez te lenduar ka nga dy palet, sepse shqiptaret mbeten te detyruar te mbroheshin vete pasi policia malazeze nuk reagoji…
Reagimi zyrtar i FK Deçiq
Distancohemi nga huliganizmi ne sport. Shprehim keqardhjen tonë për ngjarjet që kanë ndodhur në qytet mbas ndeshjes KF Deçiqit dhe KF Buducnosti. KF Deçiqi i ka marre të gjitha masat e duhura në pajtim me rregulloret dhe kornizave juridike per mirevajtje të ndeshjes..
Pergjegjesia per ngjarjet mbas ndeshjes bie mbi organet kompetente te sigurimit.Klubi ynë mbështet procesimin e personave të përfshirë në akte vandalizmi dhe inkurajon organet kompetente që të marrin masa për zhdukjen e huliganizmit. Distancohemi qartazi nga deklarata se dy persona të procesuar janë tifozë të Deçiqit. Dëshirojmë të theksojmë se klubi ynë nuk ka grup të regjistruar tifozësh dhe tifoz të tillë nuk na duhen.