Loredana dhe Jozi kanë zhvilluar një bisedë gjatë mbrëmjes për lidhjen e tyre dhe jetën pas daljes nga shtëpia e “Big Brother Vip”.
Gjatë bisedës, Loredana i ka thënë Jozit se ajo nuk mund të zgjohet para vjehrrës dhe të bëjë punët. Këtë gjë Jozi e ka marrë me shaka, duke shtuar se do duhet të zgjohet që në orën 5 të mëngjesit.
Loredana: Unë di të qeras, të bëj kafe, të shtroj tavolinën dhe të gatuaj, por për gjera të tjera, të më thuash mua që të zgjohem para vjehrrës, çfarë janë këto të tjerat ta harroni.
Jozi: Mos ja fut kot! Nuk e bën dot?
Loredana: Jo nuk e bëj. Vetëm po u zgjova për rastësi por jo që ta kem për detyrë
Jozi: Duhet të të dalë gjumi vetë. Ti duhet të zgjohesh që në orën 5, të lahesh, të zbukurohesh si nuse…
Laerti: Të lahesh tek pusi me gjymë…
Jozi: Jo na ktheve mbrapa…
Laerti: Jo mos e ëmbëlso kot… do pastrosh bajgat tek oborri.