Tha se nuk ka pasur konfIikt fizik/ Del ‘BLLOF’ Rozana Radi, publikohet video ku ajo pranon në emision se kishte raport të mjekut ligjor për dh*në nga Rezarta Shkurta

Një video e vjetër e këngëtares dhe moderatores Rozana Radi nga një intervistë me Adi Krastën po bën xhiron e rrjeteve sociale, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.

Shkaku kryesor i rikthimit të kësaj videoje është deklarata e Rozanës, e cila në atë kohë pranoi se kishte një sy të lënduar si pasojë e një konflikti fizik të ndodhur vite më parë me kolegen e saj, Rezarta Shkurta.

Kjo bie në kundërshtim me deklaratat e saj të fundit, ku ajo e mohoi një përplasje të tillë gjatë një debati në Big Brother VIP Albania 4.

Në videon e vjetër, Radi flet për konfliktin duke treguar edhe se rasti kishte përfunduar në gjykatë:

“Është në proces gjyqësor, ka fituar zonjusha seancën gjyqësore, ndërkohë që unë e kam hedhur në apel, sepse unë kam qenë e lënduara me një akt të mjekut ligjor që më thotë se duhet të bëj një pushim nëntë ditë e sipër sepse quhet plagosje e lehtë.

Dhe duke qenë plagosje e lehtë, unë duhet të kem të drejtë ashtu siç thotë mjeku ligjor. Gjithsesi, unë them të shkoj në rrugë ligjore dhe shpresoj që kësaj here të më jepnin të drejtë sepse kam të drejtë. Kam një raport ligjor, kam një sy të lënduar në të cilin përdor akoma lente dhe syze”.

Kjo çështje u rikthye në qendër të vëmendjes pas debatit të fundit në reality show-n VIP Shpija në Kosovë, ku konkurrentët Gjesti dhe Kelly ia përmendën Rozanës konfliktin e saj me Rezarta Shkurtën. Megjithatë, Rozana e mohoi plotësisht se mes tyre kishte ndodhur ndonjë përplasje fizike.

Kjo mospërputhje mes deklaratave ka ngjallur diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku ndjekësit janë ndarë mes atyre që besojnë versionin e saj të mëparshëm dhe atyre që mbështesin deklaratat e fundit të Rozanës. /Telegrafi/

Related Posts

Po Iufton me vd*kjen, vogëlushi 3-vjeçar ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve

Një fëmijë vetëm 3-vjeç, i cili ndodhet në gjendje kome, ka nevojë urgjente për ndihmën e shqiptarëve. Gjendja shëndetësore e vogëlushit të quajtur Gëzim është kritike dhe…

Horoskopi ditor, e enjte 3 prill 2025

Dashi Kjo ditë nuk do të jetë aspak në ritmin e duhur, pasi do të jetë e mbushur me probleme të sferës profesionale dhe ekonomike. Është një…

“Big Brother VIP” drejt fundit, Gerta edhe Rozana “kokë më kokë” për finalistin e parë…MENDIMI JUAJ, KUSH SHKON N’FINALE?

Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4”, sipas një mekanizme nga Vëllai i Madh, banorët kanë vendosur dy persona që meritojnë finalen. Të ndarë…

“Tavani rrezikon t’i shembet mbi kokë”, e moshuara në mëshirë të fatit

Zgjidhja për të moshuarit e vetmuar mbeten azilet, por në pamundësi për strehim në institucionet publike, azilet private janë të papërballueshme, përveç problematikave të sigurisë. Pagesat fillojnë…

‘Djali ka 15 vjet që më ka b’raktisur’, drama e të moshuarit të së’murë

Inside Story/ ‘Djali ka 15 vjet që më ka braktisur’, drama e të moshuarit të sëmurë ‘Kam një djalë në Itali, ai më braktisi fare ka 10-15…

Filmi “Adolescence” si një pasqyrë e tragjedisë së Martin Canit, me zërin e dridhur nëna e tij rrëfehet në Top Story: Ende s’na kanë kërkuar falje! Dua dënim për përgjegjësit

Filmi “Adolescence” në Netflix është përqafuar nga publiku i gjerë pasi secili prej nesh gjen një copëz të vetvetes në shoqërinë modern ku jetojmë. E ne shqiptarët…