Banorët e Rrugës “Gjon Kastrioti”, Laprakë, kanë denoncuar një individ të cilin e akuzojnë për parkim të paligjshëm dhe sjellje agresive. Sipas tyre, ky person ka parkuar rulotin e tij në rrugën e tyre dhe nuk e ka lëvizur për më shumë se 9 muaj. Përveç kësaj, ai ka zënë dhe 4 vende parkimi duke vendosur vazo lulesh dhe tulla.
Përveç këtij shqetësimi, banorët raportojnë se ky person shet lënd narkotike gjatë natës dhe vjedh energjinë elektrike direkt nga shtyllat pa asnjë kosto. Ata kanë bërë ankesë në polici, por përgjigjja që kanë marrë është se këtë problem duhet ta denoncojnë në Bashki ndaj nuk mund të ndërhyjnë.
Pavarësisht kërkesave të vazhdueshme, Bashkia e Tiranës u ka thënë se për momentin nuk mund të ofrojnë ndihmë, për shkak të situatave që ndodhet së fundmi. Ata kërkojnë zgjidhje të menjëhershme të problemit.
Denoncimi:
“Dua te denoncoj një person shume agresiv qe parkon rulotin e tij ne rrugën tone. Por kjo nuk eshte e gjitha, ai përveç se parkon rulotin dhe nuk e leviz 9 muaj, ka zene dhe 2 parkingje para rulotit, dhe 2 parkingje mbrapa, qe mos ti afrohet asnjë afer.Ka vene tulla, vazo lulesh, etj,etj, . Problemi qëndron qe ne kemi një jete qe parkojme pranë shtëpive ku banojme, por me ardhjen e këtij tipit, asnjë nuk guxon me parku, sepse ai eshte shume agresiv. Sipas gjitoneve qe tregojne, ai fle gjithe diten ,dhe shet droge gjithe naten, prandaj dhe nuk lejon asnje ti afrohet, Te gjithe jemi anku ne polici, por policia thotë nuk eshte problemi i tyre, por i bashkisë.
Para 2 ditësh shkuam ne bashkinë e Tiranës, por ata thane , per momentin nuk mund t’ju ndihmojmë ,sepse kryetari eshte ne burg dhe jemi pak si shperndare.Ju theksoj qe ky tipi, jo vetem parkon, bllokon dhe 4 parkime te tjera, shet droge gjithe kohen, por edhe vjedh korentin direkt nga shtylla, pa asnjë kosto.Ju lutem postojeni. Adresa: Rruga Gjon Kastrioti , Laprake, (Fusha e sportit) Do t’ja i dime shume per faleminderit, te gjithe banoret!”