Një ngjarje e ngjashme me ato të filmave ka ndodhur në Lushnje, ku hajdutët kanë grabitur një biznes dhe janë munduar të largohen me kasafortën dhe një furgon. Por, gjatë largimit, ata kanë humbur kontrollin dhe kanë dalë nga rruga, duke rënë në një kanal kullues.
Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në një biznes thertore afër qytetit të Lushnjes. Hajdutët kanë thyer në biznesin e thertores, kanë vjedhur kasafortën dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta përdorur si mjet transporti për të larguar të gjitha sendet e vjedhura.
Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe janë përplasur me kanal në dalje të fshatit Golem i Vogël, duke e përfunduar automjetin në kanal. Ata kanë lënë furgonin dhe janë larguar me një tjetër mjet, duke përdorur autostradën Lushnje-Rrogozhinë për t’u zhdukur nga vendi i ngjarjes.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka kryer ekspertizën për të mbledhur prova që mund të çojnë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. Pamjet filmike nga kamerat e sigurisë të bizneseve po analizohen për të zbardhur dinamikën e ngjarjes dhe për të gjetur mjetin që autorët përdorën për të kryer vjedhjen.