Tiranë, 31 mars 2025- Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar.
Nën drejtimin e Prof. Dritan Alushanit, 4-vjeçari iu është nënshtrua një ndërhyrjeje ku u bë zmadhimi i vezikes urinare me ureter në një rast unik, me të njëjtin ureter që bëhet dhe reimplantimi.
Qëllimi i kësaj ndërhyrje është që trakti urinar të funksionojë në mënyrë normale pa pasur nevojë të kateterizohet vazhdimisht
“Kemi një fëmijë 4 vjeç, i cili praktikisht është paraqitur te ne menjëherë pas lindjes me një anomali të rëndë të traktit urinar. Pas ekzaminimit veshka e majtë ishte pa funksion, na nevojitej që të ruhej kanali urinës dhe veshka që t’i shfrytëzonim më tutje për të bërë zmadhimin vezikal, që në të ardhmen fëmija të kishte një lloj kapacetiteti. Është një operacion që është bërë për herë të parë, është i rralllë. Në këtë mënyrë fëmija ka mundësi të urinojë vet”, u shpreh doktori.
Ndërkohë gjendja shëndetësore e fëmijës është shumë e mirë.
Gjatë këtij operacioni të pranishëm ishin edhe dr. Amarold Balliu, dr. Aulona Haxhirexha, dr. Labeat Haxhirexha dhe infermieret e sallës e të shërbimit.