U nxor nga rrënojat pas më shumë se 50 orësh, ndërron jetë 35-vjeçarja sht*atzënë!

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti sipas të dhënave të deritanishme është 1700

Një grua shtatzënë, e cila u shpëtua nga ekipet e shpëtimit sot pasi kaloi rreth 50 orë nën rrënojat e një ndërtese banimi në Mandalay, dy ditë pas tërmetit 7.7 Rihter në Mianmar , ka ndërruar jetë, raporton AFP.

Ekipet e shpëtimit menduan se i kishin shpëtuar jetën 35-vjeçares Mathu Tu Lwin, por për fat të keq e shpallën të vdekur menjëherë pasi e nxorën nga rrënojat e pallatit 12-katësh Sky Villa, i cili u shkatërrua nga tërmeti i fuqishëm 7.7 Rihter që goditi Mianmarin të premten e 28 marsit.

Kujtojmë se numri i të vdekurve nga tërmeti sipas të dhënave të deritanishme është 1700, të lënduar janë raportuar 3400 dhe të zhdukur 300. Mianmari është në mes të një lufte të gjatë dhe të përgjakshme civile, e cila tashmë ka shkaktuar një krizë të madhe humanitare. Kjo e bën lëvizjen nëpër vend si të vështirë ashtu edhe të rrezikshme, duke i ndërlikuar përpjekjet e ekipeve të shpëtimit dhe duke rritur frikën se numri i viktimave mund të rritet ndjeshëm.

Tërmeti goditi mesditën e së premtes (28 mars) me epiqendër jo shumë larg Mandalait, dhe u pasua nga disa pasgoditje, përfshirë një të fuqishme 6.4 ballësh. Tërmeti rrëzoi shumë ndërtesa, përfshirë disa njësi që strehojnë nëpunës civilë të qeverisë, por ajo zonë e qytetit u bllokua nga autoritetet të shtunën.

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…