Vetëm 21 vjeç, futbollisti rrëzohet në fushë në mes të ndeshjes dhe ndërron jetë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Greqi, ku futbollisti 21-vjeçar i ekipit Atromitos Piraeus, Alex Bangse, u rrëzua në fushë dhe ndërroi jetë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në pjesën e parë të ndeshjes Atromitos Piraeus – Ikaros Kallithea, në stadiumin Rentis. Sipas soccerlive.gr, atleti i ri është ndjerë shumë keq në dhomat e zhveshjes në pjesën e parë të ndeshjes dhe është rrëzuar pak minuta më vonë në fushë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i mjekut të ndeshjes dhe anëtarëve të skuadrës, të cilët tentuan ta ringjallën, ndërsa u përdor edhe një defibrilator.

Futbollisti 21-vjeçar është dërguar me urgjencë në spital me ambulancë. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për rreth një orë, ai nuk mundi të mbahej në jetë.

Lajmi për vdekjen e tij tronditi publikun e futbollit, me miqtë, shokët e skuadrës dhe personazhet e sportit që shprehën trishtimin e tyre për humbjen e papritur të sportistit të ri.

Related Posts

Videoja që po t’rondit të gjithë – influenceri përpiqet të puthë një tigër

Në Pakistan, mbajtja e kafshëve ekzotike, duke përfshirë leopardët dhe tigrat, si kafshë shtëpiake është një trend në rritje. Pavarësisht nga ligjet e Pakistanit për mbrojtjen e…

Gruaja pa nga dritarja dhe vuri re dhelpra të vogla duke luajtur në oborr

Jordynn Wynn po shijonte filxhanin e çajit në mëngjes kur në oborrin e saj në Londër pa një skenë tejet të ëmbël. Ajo nuk e kishte pritur…

Ushqimi më i mirë që ndalon rënien e flokëve dhe u jep atyre shëndet

Humbja e flokëve mund të jetë e vështirë për të parandaluar ose menaxhuar, prandaj shpesh është një moment dëshpërues për shumë individë sidomos nëse shkaku është i…

Jozi përjashtohet nga shoqëria, ja faktet

Jozi pak minuta para se të largohet nga ‘Big Brother VIP Albania’ goditi Gjestin në fytyrë. Që nga ai moment Jozi nuk ka bërë ndonjë reagim konkret…

Danja zbulon emrat e banorëve që do më shumë nga ky edicion

E ftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më të famshme…

Atєηtat me arмë z’jarri në Tiranë, qëIIohet drejt një autoмjeti, pI*gosєn 4 persona. Autorët djєgin makinën

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje (17 prill ) në Tiranë, ku raportohet se 4 person kanë mbetur të plagosur. Mësohet…