Ditën e sotme në ’’Big Brother VIP Albania Fun Club 4”, në një bisedë telefonike ka qenë i ftuar kunati i Egli Takos, Xhulio Todhe. Arsyeja e telefonatës së tij është për lajmet që qarkullojnë nga ish banori i asaj shtëpie, Gert Ferra i cili tha se artisja është e lidhur jashtë me një instruktor palestre.
Xhulio Todhe i hodhi poshtë këto lajme, ku u shpreh se banoren e ka shoqëruar ai në studiot e “Top Channel” dhe ajo nuk është në një lidhje me instruktorin e palestrës, Mario.
Ndër të tjera, ai shprehet se duhet pasur kujdes nga kush dalin këto lajme, duke ironziuar Gert Ferrën.
’’Eglin e kam shoqëruar vetëm unë në Top Channel, unë dhe motra e jemi familjarët e saj. Mua në Top Channel më njohin të gjithë, i mohoj të gjitha lajmet. Marion e kam shokë, edhe shokun ta bëjnë dashnorë”, u shpreh ai.