Prindërit e Gjestit kanë dhënë një intervistë për “Fan Club” menjëherë pas takimit që patën me banorin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”. Babai i Gjestit ka komentuar debatet e djalit të tij me G-Banin dhe Jozin, ku që të dy dolën me Zarf të Zi nga gara e BBV 4. Por jo vetëm kaq, pasi ata u pyetën edhe në lidhje me raportin e Gjestit me Eglin, ku shprehën respekt për banoren dhe familjen e saj.
“E gjitha varet nga ata të dy, ne prindërit çfarëdo që të ndodhë e përkrahim”, tha babai i Gjestit kur u pyet nëse mund të ketë një romance mes tyre.