I dënuar me një vit burg për falsifikim dokumentesh, Luiz Ejlli ankimon vendimin në Gjykatë

Këngëtari Luiz Ejlli ka ankimuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë në Fier për të cilën e ka dënuar me 1 vit burg për vepren panele të Falsifikimit të dokumenteve.

Dosja në ngarkim të tij tashmë është regjistruar në Gjykatën e Apelit me juridiksion të përgjithshëm, e ndërsa shqyrtimi i saj është caktuar data 29 prill.

Në të rezulton i përfshirë dhe shtetasi Fatmir Avdurramani për të cilën togat e zeza e kanë dënuar me 18 muaj burg.

Sipas prokurorisë, Luiz Ejlli në cilësinë e noterit ka falsifikuar deklaratën noteriale për të cilën i pandehuri Fatmir Avdurramani e ka përdorur në Prokurori, për të justifikuar burimin e krijimit të pasurive të tij, të sekuestruara në kuadër të hetimeve të procedimin pasuror nr. 3 të vitit 2021, të ish-Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë.

Deklarata noteriale e hartuar nga i pandehuri Luiz Ejlli, ishte falsifikuar në përmbajtjen e saj, por mbante nënshkrimin e këtij të fundit.

U provua se, me të njëjtën datë, numër repertori e koleksioni që mbante kjo deklaratë noteriale, në regjistrin e ish noterit Luiz Ejlli dhe në arkivën e akteve noteriale të hartuara prej tij, në vitin 2015, ekziston një deklaratë noteriale me palë të ndryshme.

Related Posts

Cpo ndodh me Silvana Braçen, e larguar prej vitesh, dicka e madhe ka ndodhur ne jeten e saj

Silvana Braçe një nga figurat më të dashura të medias sonë, ndonëse nuk është më pjesë e medias ajo është ende shumë aktive. E kjo nuk ka…

Po tentonte t’i arratisej policisë, reperi i njohur humb jetën në ak*sident

Reperi i njohur, Young Scooter, 39 vjeç ka humbur jetën pas një aksidenti kur u përpoq të arratisej nga policia në Atlanta. Sipas autoriteteve, ai pësoi një…

Shkova për t’u depiIuar dhe më d’ogjën me lazer: Dh*mbje e tm’errshme dhe papërgjegjshmëri

Një qytetare nga Korça ka denoncuar një klinikë estetike në Korçë pasi trajtimi me lazer nuk ka shkuar ashtu siç duhet dhe ajo ka pësuar djegie të…

Pronari i rulotit është kthyer në tmerrin e lagjes!

Banorët e Rrugës “Gjon Kastrioti”, Laprakë, kanë denoncuar një individ të cilin e akuzojnë për parkim të paligjshëm dhe sjellje agresive. Sipas tyre, ky person ka parkuar…

Horoskopi ditor, e mërkurë 2 prill 2025

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë përgjithësisht pozitive, ku do të ndiheni më të fortë, aq sa do të kërkoni me zë të lartë sqarime lidhur…

Gjenden 3 mijë litra karburant në ishullin e Sazanit, dyshohet për t’rafikim të..

Policia kufitare e Vlorës, arrin të parandalojë një rast të dyshuar të trafikut të lëndëve nar kotike. Pas marrjes së informacionit për një mjet të dyshuar që…