Rozana u shk*l per flokësh me të, reagon e tr*nditur Rezarta Shkurta: “Ja cfarë më ka bërë”

Pas deklaratës së Rozana Radit në Big Brother VIP Albania 4, ku ajo përmendi një konflikt të kaluar me Rezarta Shkurtën dhe u shpreh se ishte shpallur e pafajshme, ka ardhur edhe reagimi i Rezartës.

Në një postim në rrjetet sociale, Rezarta sqaroi të vërtetën sipas saj, duke u shprehur:

“Më keni shkruar kaq shumë dje… E vërteta, me pak fjalë: Unë dhe Rozana, rreth vitit 2008, kemi qenë në një show së bashku dhe kemi pasur një konflikt shumë të vogël, një debat i parëndësishëm, sidomos krahasuar me çfarë ndodh sot në Big Brother. Tema? T’i bëjmë pastat me salcë apo me domate të freskëta?!”

Ajo mohoi që të ketë pasur ndonjë përplasje fizike mes tyre, duke thënë se nuk ekziston asnjë video dhune, pasi një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë.

Megjithatë, ajo pranoi se në vitin 2012 pati një tjetër konflikt me Rozanën, këtë herë për arsye profesionale dhe jo për arsye personale siç është aluduar në rrjet.

“Po, kemi qenë të reja, dhe si atëherë, edhe sot, shumë gjëra bëhen për të krijuar zhurmë. Por pas kaq vitesh, këto konflikte janë të harruara si për mua, ashtu edhe për Rozanën,” – tha Rezarta.

Ajo theksoi se, ndonëse nuk kanë qenë mike, nuk kanë qenë as armiqe, madje shtoi se gjatë këtij edicioni të Big Brother ka parë tek Rozana një vajzë më të rritur dhe të pjekur.

“Le të kujtojmë se jeta reale ka më shumë vlerë se dramat televizive,” përfundoi ajo.

Related Posts

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, video bëhet hit në rrjetet sociale

Një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka shkaktuar reagime të shumta mes ndjekësve të këtij formati. Gjatë një momenti në kabinën e dushit,…

Çfarë i ndodhi Jozit gjatë natës? Frikësohen banorët, pamjet bëhen virale (Video)

Një situatë e pazakontë ka ndodhur gjatë natës në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, duke i lënë banorët të shtangur. Teksa Egli dhe Gjesti ndodheshin në…

Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula në një lidhje dashurie?

Së fundmi Xhensila Myrtezaj dhe Ledri Vula po përfliten se kanë nisur një romancë. Prej disa kohësh ata janë parë nga fansat në shoqërinë e njëri-tjetrit në…

Merr tjetër rrjedhë historia/ U tha se dorëzuan mbi 41 mijë euro të gjetura, kamerat e sigurisë kapin ‘mat’ çiftin irlandez. Paratë u vodhën

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të ndaluar më 28 mars për…

E rrιhte gruaja, burri tërhєq padιnë: Isha i dєhur ndaj

8vjet më parë, një burrë denoncoi në polici bashkëshorten se ajo e kishte dhunuar në të paktën katër raste. Me kalimin e kohës, çështja mbërriti në gjykatën…

Plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Dita e mërkurë (02 prill) parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 16 m/s. Deti –…