Aktori Jul Deda ka dhënë emrat e 5 finalistëve të këtij edicioni.
I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” analizoi lojën e banorëve dhe dinamikat që janë krijuar në shtëpi, duke bërë edhe një listë të atyre që, sipas tij, do të shkojnë në finale.
Pa asnjë mëdyshje, Deda u shpreh se pesë banorët që shikon si finalistë të këtij sezoni janë: Rozana, Laerti, Gjesti, Gerta dhe Danja (ose Loredana), duke lënë jashtë Eglin, Jozin, Aldon dhe Kellyn.
“Big Brother VIP Albania 4” po hyn në fazën e tij më intensive, dhe spektakli i së shtunës solli disa zhvillime të bujshme.
Moderatori Ledion Liço zbuloi zyrtarisht se finalja e këtij sezoni do të mbahet më 19 prill.
Gjatë mbrëmjes u zhvillua edhe një eliminim, ku Aldo Marku u largua nga shtëpia, por ai u rikthye falë biletës së fatit.
Megjithatë, ajo që ka habitur më shumë banorët dhe publikun është fakti që këtë herë nuk pati nominime të zakonshme. Në vend të tyre, e gjithë shtëpia është në nominim, dhe Ledioni paralajmëroi se në spektaklin e së martës mund të ketë një, dy apo edhe tre eliminime.
Ky vendim ka shkaktuar pasiguri dhe tension mes banorëve, të cilët tani janë të gjithë në rrezik dhe nuk e dinë çfarë surprizash i presin në vazhdim!