Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

Tiranë, 30 mars 2025- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra besimtarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë për të kryer ritet dhe faljen e madhe të namazit.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu tha gjatë fjalës së tij se sot kjo ditë i gjen të gjithë me zemra të mbushura plotë, duke theksuar se “sakrifica jonë është pranuar”.

“Jetojmë në një epokë ku vlerat e familjes po lëkunden, njeriu matet me atë që ka. Bajrami na kujton unitetitn, mëshirën dhe drejtësinë, ne jemi një komb. Kjo ditë është një urë mes asaj që kemi mësuar në Ramazan dhe atë që do të bëjmë pas tij. Lusim Zotin që ta ketë pranuar agjërimin, të na japë forcë për të përballuar sfidat e jetës”, tha Bujar Spahiu.

Fitër Bajrami është festa e cila bëhet pas mbarimit të muajit të Ramazanit. Emri Fitër Bajram vjen nga fakti se myslimanët para ditës së Bajramit shpërndajnë lëmoshë, solidarizohen me të varfrit, dhe kështu në këtë mënyrë festojnë së bashku këtë festë.

Related Posts

Me sa po blihen dhe shitet dollari dhe euro ne daten 1 prill

Sot, më 1 prill 2025, dollari amerikan, blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.2 lekë. Euro, blihet me 98.6 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane,…

Kur nis plazhi? SHTANG sinoptikania: Muaji prill dhe maj pritet të jetë..

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, ditëtn e neserme priten reshje shiu ne pjesen lindore te vendit. Te enjten dhe te premten priten rrebeshe afatshkurtra kryesisht ne pjeset e…

URGJ*NTE! Mishi me salmonelë, ekpertja tregon simptomat që shfaqen pas ngrënies, ja cfarë duhet të bëni

Një sasi prej 7.8 ton mish pule e importuar nga Brazili rezultoi i kontaminuar me salmonelë, duke ngritur shqetësime serioze për sigurinë ushqimore. Sasia mbërriti në portin…

Plakat e Prillit “trazojnë” motin çdo pranverë, si lindi legjenda shqiptare që njihet në gjithë Ballkanin

Pothuajse të gjithë e keni dëgjuar që ekziston një legjendë për shiun dhe motin e keq në javën e fundit të muajit Mars dhe javën e parë…

“Nuk flet dot”/ ‘Shokon’ gazetari: Michael Schumacher komunikon vetëm me sy, gjendja është e rëndë

Teksa kanë kaluar plot 12 vite nga aksidenti i rëndë, bota ende nuk di asgjë për shëndetin dhe gjendjen shëndetësore të pilotit legjendar të Formula 1, Michael…

Gjesti pështyn Eglin në fytyrë, pamjet bëjnë xhiron në rrjetet sociale (Video)

Në vazhdën e ngjarjeve të shumta që po ndodhin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, një veprim i papritur dhe i pahijshëm nga banori Gjesti ka…