14-vjeçari krijon aplikacionin që zbulon sëmundjet e zemrës për vetëm 7 sekonda

Një nxënës indian që jeton në SHBA, Siddharth Nandyala, vetëm 14 vjeç, ka zhvilluar një aplikacion të fuqizuar nga inteligjenca artificiale, të quajtur ‘CircadiaV’, i cili mund të zbulojë sëmundjet e zemrës brenda vetëm shtatë sekondave.

I impresionuar nga kjo arritje, kryeministri i Andhra Pradesh, N. Chandrababu Naidu, e ftoi Siddharthin në zyrën e tij për të diskutuar mbi aplikacionin dhe veçoritë e tij.

Babai i Siddharthit, Mahesh, me origjinë nga Anantapur, u shpërngul në SHBA në vitin 2010. Gjatë vizitës në zyrën e kryeministrit, ata u shoqëruan nga ministri i Shëndetësisë, Satya Kumar Yadav.

Sipas profilit të tij në LinkedIn, Siddharth është një sipërmarrës i ri në fushën e teknologjisë dhe themelues i STEM IT, një iniciativë që promovon edukimin në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë (STEM) në mbarë botën. Ai ndihmon studentët të mësojnë rreth kodimit, robotikës dhe inteligjencës artificiale, duke i frymëzuar ata të përdorin teknologjinë për inovacion.

Në një postim në platformën sociale ‘X’, kryeministri Naidu shkroi:

“Ky 14-vjeçar e ka bërë më të lehtë zbulimin e problemeve të zemrës! Jam i lumtur që takova Siddharth Nandyala, një entuziast të ri të AI nga Dallas, i cili është gjithashtu profesionisti më i ri në botë i certifikuar për inteligjencën artificiale, me çertifikime nga Oracle dhe ARM.”

Ai shtoi se aplikacioni Circadian AI përfaqëson një arritje të rëndësishme mjekësore, duke zbuluar sëmundjet kardiovaskulare nëpërmjet regjistrimeve të tingujve të zemrës nga telefoni. Me një saktësi mbi 96%, teknologjia e tij është testuar mbi 15,000 pacientë në SHBA dhe 700 pacientë në Indi, përfshirë edhe në GGH Guntur.

“Jam shumë i impresionuar nga talenti dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm i Siddharthit për të përdorur teknologjinë në dobi të njerëzimit. Në një moshë kaq të re, ai është një frymëzim për të gjithë ne. E inkurajoj me gjithë zemër të ndjekë pasionin e tij për teknologjinë mjekësore dhe i siguroj mbështetjen tonë të plotë në çdo përpjekje të tij,” theksoi Naidu.

Related Posts

E ng*cmoi në BBVA , G-Bani përballet me partnerin e Danjës jashtë shtëpisë

I ftuar në “Wake Up”, G Bani ka pranuar se ka qenë totalisht i dashuruar me Danjën, por tashmë nuk është më. Reperi e ka cilësuar modelen…

“Shkunden” gjigantët e qiellit! Meri Gjini bën parashikimin e Horoskopit për muajin Prill: Ndryshime të mëdha të papritura

Marsi ka qenë një muaj me ngarkesa të mëdha emocionale. Ishte muaji më i vështirë i 2025 dhe më i vështiri që nga tetori i 2023. Muaji…

Agai hyn në “aksion”! Cilat janë detyrat që iu ngarkuan Ronit në Ferma VIP 2?

Surpriza, të papritura, batuta dhe plot të qeshura nisi edicioni i dytë i Ferma VIP 2, deri sa në lojë hyri Agai, i cili si gjithmonë do…

“Ferma VIP 2” nis me spektakël dhe surpriza të mëdha, 16 fermerë në garë për 100,000€

Ferma Vip 2 ka startuar këtë të hënë në ekranin e mbarë shqiptarëve në televizionin Kombëtar Vizion Plus. Në moderimin e të magjishmes Luana Vjollca, për katër…

Propozime dhe oferta, parashikimi i horoskopit, si nis muaji Prill për secilën shenjë

Dashi Në punë, mos u shqetësoni nga kritikat e padrejta; një analizë e qetë e projekteve është e nevojshme, sidomos për ata që punojnë në mënyrë të…

Gruaja 60 vjecare tregon sekretin se si te jeni plot energji dhe e shendetshme në këtë moshë

Edhe pse je nje 60 vjecare kjo nuk do te thote qe te kesh nje jete pasive. Pasi kujdesi per trupin duhet te jete gjate gjithe jetes…