Djali ‘Tirons’ merr komandën e Iuftanijes së famshme amerikane. Njihuni me shqiptarin që do drejtojë “USS Pearl Harbor”

Shqiptari Alban Dervishi, zyrtar ekzekutiv shqiptaro-amerikan i USS Pearl Harbor, është planifikuar të marrë komandën në qershor 2025 të kësaj luftë-anije të SHBA-ve.

Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada e SHBA në Tiranë, e cila ka publikuar edhe një video të Alban Dervishit, i cili në gjuhën shqipe tregon se ka lundruar me anijet amerikane në çdo det të botës dhe ka marrë pjesë edhe në operacione ushtarake të vështira.

Ambasada e SHBA-ve shkruan në postimin e saj se Dervishi ka lindur në Tiranë dhe është me origjinë nga një familje ushtarake. Po ashtu në njoftim thuhet se Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

“Jam Alban Dervishi, lindur e rritur në Tiranë. Çun ‘Petro Nini’ në shkollë të mesme dhe isha vetëm 16 vjeç, kisha mbaruar vitin e dytë në gjimnaz dhe vajtëm në Nju Jork. Ndihem shumë krenar që këtë qershor do të marr komandën e USS Pearl Harbor dhe është një nder. Mezi pres të kryej detyrën. Babain dhe gjyshin e kam pasur ushtarak. E kam nisur si marinar i thjeshtë. Gjatë karrierës sime kamë qenë në 7 anije të ndryshme ushtarake dhe kam lundruar në çdo det të ndryshëm të botës, duke përfshirë edhe operacionet më kritike si të luftës së Afganistanit, Irakut dhe operacione të tjera. Ekziston njëfar theksi atje dhe gjithmonë më pyesin nga e keni prejardhjen dhe e them me shumë krenari që kam shqiptar”, thotë Alban Dervishi në videon e publikuar nga Ambasada Amerikane në Tiranë.

Postimi i Ambasadës së SHBA-ve në Tiranë: Një ‘Tirons’ që merr komandën e një luftanijeje amerikane! Njihuni me Komandant Alban Dervishin, shqiptaro-amerikani i cili do të marrë komandën e USS Pearl Harbor në qershor të 2025-ës. I lindur në Tiranë dhe me origjinë nga një familje ushtarake, Albani dhe prindërit e tij emigruan në Shtetet e Bashkuara 25 vjet më parë për të ndjekur ëndrrën amerikane.

Ndiqni historinë e tij të suksesit në Marinën e ShBA.

Related Posts

Jul Deda ngre pyetjen: “A po e shet Gjesti trupin për lojë?”

Mbrëmë në Big Brother VIP Albania, Gjesti akuzoi Rozana Radin se po “shiste trupin për lojë” pasi ajo u zhvesh para tij dhe doli me rroba banje….

Përplasja me Rezartën, motra e Rozanës zbulon çfarë ka ndodhur në “prapaskenë”

Motra e Rozanës, Andeta Radi, ishte ditën e sotme e ftuar në “Fan Club” për të komentuar lojën e banores së “Big Brother VIP 4”. Ajo foli…

Prill do të jetë muaji i fatit për këto shenja te Horoskopit…

Njihuni me tre shenjat e horoskopit të “bekuara” nga yjet. Jeta e tyre do të ndryshoje për mirë. Gaforrja Gaforret kanë kaluar një periudhë ngarkese emocionale, duke…

Zarf i papritur në shtëpi/ Produksioni bënë NDRYSHIMIN E RENDESISHEM në lidhje me finalen e madhe të BBVA4

Një surprizë u bë publike në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, pasi një zarf i rëndësishëm mbërriti dhe u lexua nga aktori Laert Vasili. Në mesazh…

VIDEO/ A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e soptme për banorët e “BBVA4. Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa…

Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar

Tiranë, 31 mars 2025- Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar. Nën drejtimin…