Festa e Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman del me njoftimin e rëndësishëm

Besimtarët myslimanë do të festojnë të dielën Fitër Bajramin.

Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka bërë me dije se të gjithë besimtarët do të mblidhen për të falur namazin në sheshin ‘Skënderbej” që në orën 06:45.

Bajrami vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit. Pas faljes, besimtarët shkëmbejnë vizita dhe urojnë njëri tjetrin për shëndet, mbarësi dhe begati në familjet e tyre.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, njofton të gjithë besimtarët se Fitër Bajrami do të falet ditën e diel, më datë 30.03.2025, në “Sheshin Skënderbej”, Tiranë. Ceremonia e Faljes së Fitër Bajramit fillon në 06:45 me lexim Kurani dhe ligjërata, ndërsa në orën 07:30 qëndrojmë në namaz. Gjithashtu ju bëjmë me dije se pritjet tradicionale do të organizohen në selinë e KMSH-së nga ora 09:00 deri në orën 12:00. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ju uron të gjithë shqiptarëve, Gëzuar Fitër Bajramin!

Kremtimet e Fitër Bajramit shënojnë edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ku familjarë e miq mblidhen bashkë për lutje dhe për të ngrënë drekën e Fitër Bajramit.

Për shumë besimtarë muaji i shenjtë i Ramazanit përbën në vetvete një kohë reflektimi dhe lutjesh.

Agjërimi, tipari kryesor i tij, është një prej 5 shtyllave të Islamit dhe një moment shpirtëror për myslimanët anembanë botës që të fokusohen tek vetëpastrimi, qetësia, durimi dhe përkushtimi ndaj Zotit.

Related Posts

VIDEO/ A do penalizohen? Banorët përdorin “Instagramin”, produksioni i kap shah mat

Një situatë e pazakontë ka ndodhur ditën e soptme për banorët e “BBVA4. Bëhet fjalë për momentin kur Gjesti, Danja e Rozana u kapën shah mat teksa…

Mjekët e QSUT kryejnë operacionin e rrallë te fëmija 4-vjeçar

Tiranë, 31 mars 2025- Mjekët në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë realizuan me sukses operacionin e rrallë për herë të parë te një fëmijë 4-vjeçar. Nën drejtimin…

“Është në finale, është më inteligjenti…”/ Për cilin nga banorët e ka Gjesti?

Gerta ka diskutuar me Loredanën për emrat e finalistëve që u dhanë nga banorët në shtëpi. Gerta: Egli po bën prapë lojën e Gjestit dhe kjo më…

Gjithcka eshte VULOSUR! Jul Deda: Këta janë 5 finalistët e Big Brother VIP Albania 4!

Aktori Jul Deda ka dhënë emrat e 5 finalistëve të këtij edicioni. I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” analizoi lojën e banorëve dhe dinamikat që janë krijuar…

Rikthehet dimri? Meteorologia: Cm*nduri në javën e parë të prillit

Meteorologia Tanja Porja ka parashikuar se si do të jenë kushtet e motit përgjatë muajit prill. Porja tha se java e parë e muajit prill pritet të…

Çfarë ndodhi sot me kursin Ja si këmbehen dollari dhe euro..

Sot, më 31 mars 2025, dollari amerikan, blihet me 91 lekë dhe shitet me 92.5 lekë. Euro, blihet me 98.5 lekë dhe shitet 99.5 lekë. Franga zvicerane,…