Do fle tek shoqja, por shkoi në hotel/ Musta për përdh**imin e 15-vjeçares: Degjenerim i familjes

Një ngjarje e rëndë u raportua ditë më parë në qytetin e Vlorës ku Rinald Rakipaj ra në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie s eksu ale me një 15-vjeçare.

Gazetarja Aulona Musta e cila ngriti alarmin dhe shqetësimin se si prindërit e 15-vjeçares, por dhe të shoqeve të saj, i lejuan që të kalojnë natën jashtë shtëpisë. Sipas saj sjellja e prindërve në këtë rast është një mungesë përgjegjësie.

“Si mundet familja, tre familje jo një, të vajzave 15 vjeçare të gënjehen kaq lehtësisht që këto po flenë të njëra-tjetra. Kam tentuar edhe unë në kohën time, kur kam qenë më e madhe se 15 vjeç nuk bëhej fjalë, 20 vjeç i thoja mamit do fle te shoqja. Ok po marr në telefon thoshte mamin e shoqës do flesh apo jo. Dhe bëhet fjalë për shoqe të ngushta fare që njiheshin familjarisht. Këtu fillon problemi sepse unë s’mund të futem te pjesa e policisë, drogë se nuk është kompetenca ime. Po të ketë arritur familjes shqiptare në këtë lloj menefregizmi që ti mos kesh përgjegjësi për fëmijën 14 vjeç për vajzën 14 vjeç që largohet pa pikën e problemit dhe të gënjen kaq kollaj natën, për mua ky është një problem shumë i madh”, tha Aulona per Top Channel.

Ngjarja e rëndë
Më 25 mars një 40-vjeçar ra në prangat e bluve të Vlorës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie s eks uale me një të mitur. Madje, ashtu sikurse raportuam dhe më herët ky shtetas dyshohet se bashkëpunim me shtetasin F. Q., 33 vjeç ka nxitur 15-vjeçaren dhe dy shoqe të saj, 15 dhe 16 vjeçe, për të përdorur lëndë narkotike.

Ka qenë nëna e 15-vjeçares e cila u abuzua s eksua lisht nga 40-vjeçari Rinald Rakipaj ajo e cila ngriti alarmin në polici. Fillimisht ishte vetë e mitura ajo e cila i tregoi të ëmës gabimin që kishte bërë, personat që ishin të përfshirë në këtë ngjarje dhe të gjithë skenën. Më pas e ëma së bashku të bijën shkuan në Komisariatin e Vlorës ku dhe denoncuan 40-vjeçarin.

Menjëherë policia e Vlorës bëri të mundur arrestimin e këtij shtetasi. Ndërsa, sa i përket mënyrës si rrodhi ngjarja mësohet se 15-vjeçarja së bashku me dy shoqet e saj kishin shkuar me dëshirën e tyre në një hotel në Vlorë.

Një prej tyre dyshohet se prej kohësh ka pasur komunikim me Rinald Rakipaj. Më pas ky i fundit ka bindur të miturën që të marrë me vete në hotel edhe dy shoqet e saj.

Të shtyra nga kureshtja, vajzat e mitur, kanë konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Më pas Rakipaj së bashku me 15-vjeçaren, janë ndarë nga grupi dhe kanë shkuar në një tjetër dhomë ku dhe dyshohet se 40-vjeçari ka abuzuar se ksu alisht me vajzën e mitur.

Ndërkohë, vlen të theksohet se shoku i Rakipajt, 33-vjeçari me ininciale F.Q, qëndroi në dhomë me dy vajzat e tjera duke vijuar të konsumonin lëndë narkotike.

Lidhur me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga 40-vjeçarin, ndërkohë që ka proceduar penalisht shokun e tij. Para grupit hetimor Rakipaj fillimisht nuk ka pranuar fajin, por gjatë marrjes në pyetje “u dorëzua” para efektivëve dhe tregoi të gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai pranoi se me një prej vajzave kishte komunikim prej kohësh dhe se të mitura kishin shkuar në hotel me dëshirën e tyre. Madje, sipas dëshmisë së 40-vjeçarit, 15-vjeçarja kishte pranuar të kryente marrëdhënie s eksu ale me dëshirë.

Related Posts

E rende në BBVA: Gjesti ‘G0DET ME SHq*ELM’ në fytyrë Rozan Radin! (Video)

Nje moment i pazakonte ka ndodhur ne BBVA mes Gjestit dhe Rozana Radit. Kohet e fundit marredhenia mes Gjestit dhe Rozanes eshte krisur dhe jane kthyer ne…

U zunë për dashnor? Rezarta befason me fjalët për Rozanën…

Mbrëmja e djeshme në Big Brother VIP Albania u shoqërua me shumë zhurmë në rrjet, sidomos pas përmendjes së një konflikti të vjetër mes Rozana Radit dhe…

Egli e lidhur jashtë shtëpisë së BBV? Kunati i saj zbulon m*rrëdhënien me instruktorin e palestrës…

Ditën e sotme në ’’Big Brother VIP Albania Fun Club 4”, në një bisedë telefonike ka qenë i ftuar kunati i Egli Takos, Xhulio Todhe. Arsyeja e…

“Nëse Jozi e keqpërdor një nënë…”/ Prindërit e Gjestit kanë dy fjalë edhe për G-Banin: Ai e ka…

Gjatë prime-t të së martës, Gjesti mori një surprizë shumë të bukur pasi pas shumë muajsh u takua me prindërit e tij. Mes lotësh, ata u përqafuan…

PAMJE/ Debati i ashpër Gjesti-Rozana-Egli, banori bën veprimin e papritur që u bë viral në rrjet

Spektakli i mbrëmjes së djeshme në “Big Brother VIP Albania 4” solli një debat të ashpër mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, duke tensionuar atmosferën brenda shtëpisë më…

Gjesti ngacmon Eglin: Dua të bëhem baba a pranon ti t… (VIDEO)

Gjesti teksa bisedonte me Eglin, i ka shprehur deshiren se: “Dua të bëhem baba…”. Pas kesaj ai vijon ta pyese Eglin: “Nëse do të martoheshim ne, çfarë…