Kjo grua e mbajti të mbyIIur djalin e saj për 20 vite rresht!

Një djalë 32-vjeçar rrëfeu në polici se ishte mbajtur i burgosur – Ai i vuri zjarrin shtëpisë që ndante me 56-vjeçaren Kimberly Sullivan

Të mërkurën (26 mars), para drejtësisë doli një grua nga Connecticut-i i SHBA-ve, e akuzuar se ka mbajtur të mbyllur djalin e saj të birësuar për gati dy dekada, duke e lënë pa ushqim dhe duke e keqtrajtuar mizorisht.

56-vjeçarja Kimberly Sullivan, sipas raportimeve të CNN, u arrestua më 12 mars dhe mohoi akuzat përmes avokatit të saj, John Kaloydis. Ajo u la e lirë me një garanci prej 300,000 dollarësh.

“Ai nuk ishte i mbyllur në një dhomë. Nuk e mbante me forcë në asnjë mënyrë,” deklaroi Kaloydis.

Sipas CNN, djali kishte jetuar me të akuzuarën që nga mosha 11-vjeçare dhe kishte kaluar pothuajse 20 vite në izolim, pa kontakte me botën e jashtme, pa arsimim dhe pa asnjë ndërveprim me njerëz të tjerë.

Ai më në fund ia doli të arratisej duke i vënë zjarr shtëpisë. Sipas autoriteteve, kjo ishte mënyra e tij për të marrë ndihmë. Ai u gjet nga fqinjët në gjendje të keqe shëndetësore dhe me simptoma të forta urie dhe dehidratimi.

Policia zbuloi se ai ishte detyruar të jetonte në kushte çnjerëzore, pa ngrohje, pa ushqim të mjaftueshëm dhe i izoluar nga çdo kontakt shoqëror për vite me radhë.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa ngjarja ka shkaktuar tronditje në opinionin publik amerikan. /noa.al

Related Posts

Mbyllet muaji i madhërishëm i Ramazanit. Mijëra besimtarë anembanë vendit falin Fitër Bajramin!

Tiranë, 30 mars 2025- Besimtarët myslimanë festojnë sot Fitër Bajramin, pas mbylljes së muajit të madhërishëm të Ramazanit, një muaj agjërimi dhe sakrifice. Mëngjesin e sotëm mijëra…

Gerta Gixhari thyen rregullat e lojës së Vëllait të Madh, ja cfare ndodhi ne prime…

Mbrëmja e së shtunës në spektaklin “Prime” të Big Brother VIP Albania 4 solli një moment emocional dhe një dilemë të vështirë për banorët. Ata u vunë…

Finalja në 19 prill – A u zbuluan “pa dashje” edhe finalistët?

Në spektaklin e mbrëmjes së sotme, Big Brother VIP Albania 4 zbuloi zyrtarisht datën e finales, e cila do të mbahet më 19 prill. Lajmi emocionoi banorët…

Dalin pamjet e sherrit të Rozanës dhe Rezarta Shkurtës që u komentua në “Prime” (Video)

Mbrëmjen e sotme në Prime-n e Big Brother VIP Albania 4, një debat ndodhi mes Rozana Radit dhe Kelly-t, pasi ky i fundit përmendi një ngjarje të…

Shqipja mbulohet për Bajram, iu uron festën besimtarëve mysliman

Ish banorja e BBVK2, Shqipe Hysenaj, ka postuar një video nga falja e namazit të Fiter Bajramit. Ajo shihet se ka vendosur hixhab, që për praktikueset e…

Aeroplani bie mbi një shtëpi dhe shp’ërthєn në flakë, humbin jєtën të gjithë personat në bord

Një aeroplan i vogël që fluturonte nga Iowa në Minesota në SHBA u rrëzua mbi një shtëpi periferike dhe më pas shpërtheu në flakë duke shkrumbuar edhe…