Cfarë dhimbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë mjeku i njohur në moshë të re (Foto+Emër)

Një lajm i hidhur vjen nga Durrësi ku mjeku i njohur, ortopedi Niko Durri është ndarë nga jeta në moshën 54-vjeçare.

Dr. Niko ishte një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit prej vitesh, ndërsa ka ndëruar jetë në mënyrë të papritur.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Mjekut Durrës, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve dhe kolegëve.

Postimi i plotë:

Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur të ndarjes nga jeta të Doktor Niko Durri, në moshën 54 vjeçare.

Një humbje e parakohshme për familjen dhe bluzat e bardha.

Dr. Niko, një figurë e rëndësishme e shërbimit të Ortopedisë-Traumatologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit dhe një shembull i përkushtimit të palodhur ne shërbim të pacientëve, sot nuk është më mes nesh.

Dr. Niko Durri, u lind në vitin 1971 ne Tiranë.

Përfundoi studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Tiranes ne vitin 1997 si Mjek i Përgjithshëm, duke e përfunduar me rezultate të shkëlqyera.

Më pas kreu specializimin për Ortopedi -Traumatologji ne Universitetin e Mjekesise”Carol Davilla”, në Bukuresht të Rumanisë.

Pas specializimit punoi për një periudhë një vjeçare si mjek ortoped-traumatolog në spitalin e Beratit deri në vitin 2005 dhe më pas në spitalin e Lushnjes për një vit tjetër deri në vitin 2006.

Me pas emërohet në Spitalin e Durrësit si mjek ortoped-traumatolog, ku vazhdonte të ushtronte profesionin.

Doktor Niko Durri gjatë gjithë karrierës së tij tregoi profesionalizëm, kulturë, korrektësi, qytetari dhe vlera e virtyte humane që konfiguruan tek secili mjekun e besuar dhe shumë të dashur për çdo pacient.

Përgjatë gjithë jetës profesionale, doktori me bluzën e bardhë dhe zemrën gjithashtu u bë pjesë jo vetëm e mjekëve profesionistë të qytetit tonë, por edhe e shumë viteve të mbushura me punë e sakrifica të panumërta.

Duke u shprehur ngushëllimet e përzemërta familjarëve dhe kolegëve, urojmë që shpirti i tij të prehet në paqe!

I paharruar qoftë kujtimi i tij!

Related Posts

Gjesti në moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë të spektaklit (VIDEOJA virale)

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli debate të ashpra mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët shkëmbyen akuza dhe kundërakuza në një…

Horoskopi i detajuar për muajin prill 2025 për çdo shenjë të zodiakut: Këto shenja do jenë në qendër të vëmendjes

Dashi Ky muaj do të sjellë një shpërthim të ri energjie për ty, ndaj është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Ana jote udhëheqëse…

Gjesti ngacmon Eglin: Dua të bëhem baba a pranon ti t… (VIDEO)

Gjesti teksa bisedonte me Eglin, i ka shprehur deshiren se: “Dua të bëhem baba…”. Pas kesaj ai vijon ta pyese Eglin: “Nëse do të martoheshim ne, çfarë…

Banorët kapen duke hyrë në Instagram brenda shtëpisë, reagon direkt produksioni: “Jashtë menjëherë”

kur Gjesti, Danja dhe Rozana u kapën duke hyrë në Instagram përmes një ekrani të madh që ishte vendosur për një promocion nga një biznes. Sapo produksioni…

Luks miliarderësh! Dalin pamjet e brendshme te vilave te Ilir Metes, Sali Berishes dhe Arben Ahmetaj, do ngelni pa fjale (Foto)

Nga Sokol Dema Mes 301 pasurive të sekuestruara me vendime gjykatash në vend, të publikuara së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të…

Yjet japin lajmin e madh per keto shenjë të këtij muaji ‘Prilli do të hyjë i fuqishëm…për këtë shenjë do SHP*RTHEJE LEKU!

Dashi Ky muaj do të sjellë një shpërthim të ri energjie për ty, ndaj është koha e duhur për të nisur projekte të reja. Ana jote udhëheqëse…