Horror në Spitalin e Durrësit: I vdekuri lihet për orë të tëra në dhomën me pacientë të tjerë

Një denoncim shqetësues ka ardhur nga Spitali Rajonal i Durrësit, ku një familjar i një pacienti ka përshkruar një situatë tronditëse. Sipas dëshmisë, në një dhomë spitali ku ishte i shtruar gjyshi i denoncuesit, një pacient tjetër ndërroi jetë.

Ndërsa kjo është një ngjarje e dhimbshme, ajo që ka tronditur më shumë familjarët është fakti se pacienti i ndjerë u la për më shumë se tre orë në dhomën e përbashkët, pa asnjë veprim nga stafi për ta larguar.

Sipas denoncimit, pacientit që po jepte shpirt nuk iu ofrua ndihmë mjekësore në momentet e fundit. Edhe pasi ndërroi jetë, trupi i të ndjerit u mbulua dhe u la në dhomën ku ndodheshin pacientë të tjerë dhe vizitorët e tyre.

Denoncuesi pyet nëse është normale që një person i vdekur të lihet në këtë mënyrë, duke krijuar një situatë traumatike për të gjithë ata që ishin të pranishëm në dhomë, përfshirë pacientët që marrin trajtim dhe familjarët e tyre.

Related Posts

Merr tjetër rrjedhë historia/ U tha se dorëzuan mbi 41 mijë euro të gjetura, kamerat e sigurisë kapin ‘mat’ çiftin irlandez. Paratë u vodhën

Gjykata e Durrësit ka vendosur masat e sigurisë për turistët irlandezë Kevin Stack, 42 vjeç, dhe partneren e tij Kate Connolly, të ndaluar më 28 mars për…

E rrιhte gruaja, burri tërhєq padιnë: Isha i dєhur ndaj

8vjet më parë, një burrë denoncoi në polici bashkëshorten se ajo e kishte dhunuar në të paktën katër raste. Me kalimin e kohës, çështja mbërriti në gjykatën…

Plane për nesër? Si fillim mësoni si do jetë moti

Dita e mërkurë (02 prill) parashikohet me mot të paqëndrueshëm. Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 16 m/s. Deti –…

Zhd*ket studentja shqiptare në Romë

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas disa të njohurve,…

Aks*dent i dhimbshëm, një burrë h*mb jetën në moshë të re

Aksident tragjik në Mat – Humb jetën 41-vjeçari me motor në aksin Burrel-Komsi Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:40, në aksin…

Detaje/ U zhdυk nga shtëpia një javë më parë, dyshimet e para rreth fatit të studentes shqiptare

Prej një jave nuk ka asnjë lajm për Ilaria Sulën, 22-vjeçaren shqiptare, e cila është studente në Fakultetin e Statistikave në Universitetin Sapienza. Sipas disa të njohurve,…