Gjesti i ka shprehur Eglit se: Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda.
Egli: E di që nuk funksionon ti këtu pa mua.
Gjesti: Më të pas ty këtu dhe mos të të ngacmoj shkatërrohem. Ti më kupton shumë mirë mua. Është shumë e vështirë për mua.
Egli: Mirë ke qenë ti edhe pa mua.
Egli: Po ku e di ti moj?
Gjesti: A të ka marrë malli të më puthësh?
Egli: Jo.
Gjesti: Kontradiktore. Mua po, më ka marrë shumë, më ke munguar shumë.
Gjesti dhe Egli Tako janë sqaruar në shumë gjëra sa i përket marrëdhënies së tyre të krijuar në Big Brother.
Ata kanë folur për të gjitha, që nga nisja e këtij raporti e deri te krisja dhe kërkim-falja.
Veç kësaj, banorja i ka kërkuar llogari edhe për disa gjëra të tjera që ka thënë brenda.
Në një moment, ajo e ka imituar atë teksa po fliste nëpërmjet kamerave para pak javësh.
“Oj Diellzë nubi, prite mbretin se po vjen tani, fale mbretin, kuptom se ti e di se kështu po duhet me i bë do gjëra këtu, e di që të kam mërzit po shpejt vjen mbreti”, ka thënë Egli.
Kjo shkaktoi të qeshura edhe te Gjesti, i cili u ngrit nga tavolina dhe po sillej nëpër dhomë.
Sidoqoftë, ata nuk kanë lënë asgjë pa sqaruar dhe ky raport tani po vazhdon të jetë stabil.