Darka mes Eglit dhe Gjestit ishte një mundësi e mirë për dyshen që të sqaroheshin pas gjithë tensioneve që kanë pasur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Mirëpo teksa po diskutonin për marrëdhënien e tyre, ndodhi një moment i papritur – dritat në ambientin ku po darkonin u fikën, duke shkaktuar një errësirë totale. Megjithatë, edhe pse ata nuk shiheshin, zërat e tyre dëgjoheshin qartë.
Më vonë, Egli ia tregoi këtë detaj Danjës dhe ndau me të një pjesë nga biseda e saj me Gjestin.
“U fikën një moment dritat dhe ky më tha: ‘Hajde të t’puth pak se jam t’u maru’,” – rrëfeu ajo duke qeshur.