Zgjedhjet e 11 Majit/ Lala: Kandidatët për deputet, emra të panjohur që i mbështet kr*imi, ja qarqet problematike

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme për përfshirjen e grupeve kriminale në zgjedhje. E ftuar në një emision Lala tha se krimi është i tërhequr dhe jo në sipërfaqje në këto zgjedhje, por deklaroi se në disa qarqe bandat kanë kandidatët e tyre që mbështesin.

“Mendoj se nëse një parti politike hyn në zgjedhje me një kandidat që nesër potencialisht mund të ndëshkohet nga ligji, mund të jetë një barrë e madhe për ta. KQZ ka dërguar për hetim të thelluar 16 kandidatë, kryesisht nga partitë e vogla, por vërej se dy janë shqetësimet. Kandidatët që janë ose nën akuzë, ose nën hetim. Janë kryesisht në dy kampet kryesore PS dhe PD. Një problematikë që shoh ka të bëjë me emra të panjohur, që duken si pa probleme por në verifikime të thelluara, ka të dhëna të arsyeshme që na bëjnë me dije se janë të mbështetur nga krimi. Në Durrës një pjesë e kandidatëve janë mbështetur nga Xhevdet Troplini. Ka në listë emra të kandidatëve, që mbështeten nga Vangjush Dako, që ka patur probleme me drejtësinë. E njëjta gjë në qytetet e tjera.

Pëse nuk duhet të jenë?

Po ta nisim te PD, vetë zoti Berisha, edhe pse nuk pengohet nga ligji i dekriminalizimit, por nuk duhet ti ngarkohë partisë një barrë të madhe, sepse është në konflikt me ligjin, të kishte emra t paskeduar PD. E njëjta për zotin Meta, që është i arrestuar. Nëse mund të ndodhë të marrë dënim të formës së prerë. Te PS lista është e gjatë. Olta Xhaçka është nën hetim, Ceno Klosi, Plarent Ndreca është zyrtarisht nën akuzë. Janë një sërë kandidatësh që mund ti ngarkojnë me barrë PS-në, për sa kohë kanë dyshime të arsyeshme për dënim fajësie të nesërmen.

Problematik është edhe Elbasani, listat duken të pastra por kur gërmon lidhjet e tyre, një pjesë e kandidatëve të mazhorancës janë të lidhur me krimin, që është i tërhequr por ushtron ndikim”, tha Lala.
Lidhur me kandidatët për të cilët KQZ ka kërkuar hetimet nga prokuroria, Lala tha se janë kryesisht për çështje jo me shumë rëndësi, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre janë nga partitë e vogla dhe me shanse minimale për t’u bërë deputetë.

“16 kandidatë për të cilët KQZ ka kërkuar nga prokuroria të bëhet hetim i thelluar. Janë të disa partive të vogla, Lapajt, Shabanit, Qorit, Tom Doshit e me rradhë.

Të gjithë i kanë deklaruar rekordet jashtë vendit. 7 prej tyre kanë deklaruar se janë debuar nga një vend i BE-së. Një tjetër rezulton i dënuar per vjedhje dhe ka të tjerë të dënuar me masë administrative. Hetimi zgjat një kohë të gjatë. Ka të tjerë që nuk i prek ligji i dekriminalizimit, siç është gjoba për tejkalim shpejtësie e me rradhë.

Po ta kapësh matematikisht, të gjithë emrat është vështirë të jenë nesër deputetë, sepse janë të panjohur dhe më shumë për të mbushur lista në atë që e quajnë si lista të hapura. Pra, nuk më shqetëson fakti i këtyre, por që krimi i organizuar ka mbështetur kandidatë që nesër mund të jenë në Kuvend. Pra vijoj të shkoj te pika zero, që këto të dyja janë problematikat më të mëdha. Se si KQZ apo SPAK do të arrijë të merret me këto kandidatë apo tentativët për të blerë vota, kjo mbetet për t’u parë. Kjo për 16 kandidatët është formalitet”, tha Lala.

Related Posts

Ç’ndodhi gjatë takimit me Gjestin? Publiku po kërkon “ZARF TE Zl” për Eglin pas këtyre pamjeve

Mbrëmjen e sotme Gjestit dhe Eglit iu dha mundësia të kishin një darkë private me njëri tjetrin, për të sqaruar situatat e mbetura pezull mes tyre. Teksa…

Produksioni ja punon bukur? I fik dritat gjatë darkës së Eglit dhe Gjestit – ç’ndodhi mes tyre do ju habise… (Video)

Darka mes Eglit dhe Gjestit ishte një mundësi e mirë për dyshen që të sqaroheshin pas gjithë tensioneve që kanë pasur në shtëpinë e Big Brother VIP…

“Pa ty këtu unë ν’dєs, shk*tërrohєm…”, Gjesti nuk duron ndaj Eglit: I thote fjalën që e mbush ne lot

Gjesti i ka shprehur Eglit se: Ti je duke vuajtur për mua. Unë me ty brenda këtu, mos më të ngacmu ty vdes, shkatërrohem këtu brenda. Egli:…

I rr*zikohej jeta, iu futën në… Arjola tregon çfarë ndodhi me Beatrix Ramosaj pas BBV: Ja pse e la Shqipërinë

Aktorja Arjola Demiri ishte e ftuar në “N’krejt debat” ku foli për “BBV”, se kush ka humbur e kush ka fituar më shumë nga ai. “Populli pas…

Ja kush eshte ish-pronari qe ν’rau punetoren e furrës nga xheIozia, dalin tjera detaje, si ia përgatiti fundin tr*gjik

Një ngjarje e rëndë tronditi sërish pasditen e djeshme Kosovën, ku një 42-vjeçare u vra me armë zjarri nga ish-pronari i saj, Arsim Morina i cili më…

E vutë re? U fikën dritat gjatë darkës me Eglin, e paparë ajo cfare i bën Gjesti (Video)

Darka mes Eglit dhe Gjestit ishte një mundësi e mirë për dyshen që të sqaroheshin pas gjithë tensioneve që kanë pasur në shtëpinë e Big Brother VIP…