Vserlo dhe Ilnisa Agolli kanë pasur një marrëdhënie shoqërore e cila tashmë është krisur.
Pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother Vip”, Vserlo ishte i ftuar në BBV Fan Club, ku foli për këtë rrugëtim të tij në program e gjithashtu për marrëdhënien me Ilnisën.
Ai u shpreh se sipas tij shkak për krisjen e marrëdhënies së tyre u bë zilia e saj, pasi siç u shpreh Vserlo, Ilnisa hidhet në sulm kur sheh se dikush mund të jetë më lart se ajo.
Vserlo: Unë kam patur një marrëdhënie shoqërore me Ilnisën, është e vërtetë por që para hyrjes sime në Big kemi patur disa hatërmbetje të vogla që janë përkthyer dhe barazuar me një bllok në Instagram nga Ilnisa. Arsyen nuk e di se ballafaqim nuk ka pasur por duke e njohur mendoj që ka qenë zilia e tepërt që ka për njerëzit që ka rreth vetes. Në momentin që e sheh dikë më lart se ajo direkt hidhet në sulm. Por është diçka e parë edhe me njerëz të tjerë, nuk është hera e parë që e bën. Është karakteriale e saj.