A janë gati të presin Jozin në shtëpi? Mami i Loredanës habit me përgjigjen, zbulon 3 cilësitë e banorit që…

Mami i Loredanës, Shpëtime Brati, ishte mëngjesin e sotëm në një lidhje “Skype” me emisionin “Wake Up”, ku foli për takimin e saj me të bijën dhe Jozin.

Zonja Shpëtime u shpreh është ndjerë e entuziazmuar kur ka takuar të bijën pasi kishte 7 muaj pa e takuar. Sipas saj, sytë e Loredanës tregonin se ishte e gëzuar dhe e kënaqur me eksperiencën e saj.

Ndërkohë e pyetur në lidhje me Jozin, Brata tregoi dhe cilësitë e tij që i pëlqejnë.

“Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë”, tha ajo.

Ndërsa përsa i takon bashkëshortit të saj, Shpëtime tregoi se ai ka ndryshuar mendim për Jozin, por që akoma nuk e besojnë 100 për qind.

Pjesë nga intervista:

Jozi ka thënë ‘vdeksha unë për vjehrrën time’ si u ndjetë ju përballë kësaj?

Ishte një batutë shumë e bukur, më pëlqeu.

Na e përshkruan dot, e dimë që kishe kohë pa takuar vajzën, dhe kur i takove të dy në shtëpinë e “Big Brother VIP” si ishte për ty kjo përvojë e të hyrit aty, të qenit pjesë e spektaklit?

Një eksperiencë shumë e bukur dhe emocionuese. U entuziazmova shumë se kisha 7 muaj pa parë Loredanën. E pritja jashtë te porta kur dëgjoja dhe zërin e saj se isha shumë afër, më emocionoi jashtë mase.

Të kishte marrë malli

Po shumë

A pe diçka ndryshe tek ajo?

Po. Fytyra e saj më tregonte se ishte e gëzuar, e kënaqur me eksperiencën e saj. Sytë nuk gënjejnë.

Duket shumë e lumtur edhe pranë Jozit, apo jo?

Mendoj se po.

Loredana po bën më shumë se 90 ditë aty, ku ka patur të qeshura dhe lot, si e keni ndjekur ju këtë rrugëtim të saj në aventurën e Big Brother si familje?

Sa herë Loredana ka qarë kemi qarë dhe ne. Sa herë ka qenë e trishtuar Loredana, kemi qenë dhe ne të trishtuar. Megjithatë këto janë eksperienca që të forcojnë.

Ishte një moment në fund të takimit ku Lori tha ‘do takohemi në Itali’ dhe Jozi kërkon që të vijë bashkë me të. Ju jeni gati që t’a prisni dhëndrin e ri në shtëpi?

Në shtëpi jo akoma

Për vizitë po themi ne

Për një kafe po. Dhe në shtëpi një kafe s’ka problem, ne mirëpresim të huajt jo më shqiptarët.

A të pëlqen Jozi si djalë për Loredanën?

Kohët e fundit po më pëlqen se ka ndryshuar mënyrën e të menduarit, respektin ndaj Loredanës, ndaj banorëve të tjerë.

Na thuaj tre gjëra që të pëlqejnë te Jozi?

Fiziku nuk kam ça të komentoj unë se shihet vetë, po si ne dhe Loredana nuk shohim fizikun. Na pëlqen tipi i qetë që ka, çiltërsia e tij dhe mendoj se është dhe jo dinak, një njeri i sinqertë.

Related Posts

Bes Kallaku jepin lajmin e trishtë, humb njeriun e tij të afërt! Ja dedikimi i tij prekës

Kengetari i njohur dhe aktori i humorit i shume dashur nga ju Bes Kallaku ka ndare me ndjekesit e tij nje lajme te zi diten e sotme….

Sa po mbushi 22-vjec i riu shqiptar humb jetën në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë. Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga një aksident…

Familjarët surprizojnë Gjestin në Big Brother, ja mesazhi i fshehte qe dhanë ndaj Egli Takos? (Video)

Pas 156 ditësh izolim në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti ka përjetuar një nga momentet më emocionuese të rrugëtimit të tij, teksa u surprizua nga…

“Do të të co*pëtoj!”/ 13-vjeçari vr*t me th*ikë adoleshentin pas një she*rri në rrjetet sociale

Një 13-vjeçar ka vrarë me t hikë 16-vjeçarin Kory McCrimmon në një park në Glasgow, pas një konflikti mes bandave rivale. Ngjarja ndodhi më 31 maj të…

Egli me e vendosur se kurrë, ja çfarë tha në dhomën e rrëfimit për Gjestin

Egli dhe Gjesti duket se kanë ndarë rrugët dhe po e shijojnë të njejtën aventurë. Në një ngjarje të papritur, Egli u shpreh për ndarjen e tij…

Sh*okuese/ Gjendet një fo*shnje pa shenja jete brenda një çante, shpallet në kërkim nëna

Trupi i një f oshnjeje të porsalindur është gjetur në një çantë jashtë një kishe në Londër, ndërsa policia ka nisur një apel urgjent për të gjetur…