“Ku shkon me atë emër, do të…”- Vdekja e Dr.Florit, shkak që të largohej nga Shqipëria? Rrëfehet “Big Basta”: Ishim shumë miq, e tmerrshme kur e mora vesh

Reperi, Gerald Xhari, i njohur ndryshe si “Big Basta”, ka treguar për herë të parë në një intervistë emocionuese se si lindi emri i tij artistik dhe ndikim i madh që ka pasur i ndjeri Dr. Flori në jetën e tij.

Big Basta
Sipas Big Bastës, ky emër nuk ishte zgjedhja e tij fillestare, por ishte Dr. Flori ai që e këshilloi për të bërë këtë ndryshim.

Në një rrëfim të sinqertë, Big Basta shpjegoi se fillimisht kishte një emër tjetër për karrierën e tij muzikore, po Dr. Flori, të cilin e konsideronte si një nga mentorët më të rëndësishëm të tij, i tha se me atë emër do ta tallnin.

“Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’”, kujtoi Big Basta në ‘S’e luan Topi’.

Dr. Flori
Për reperin, Dr. Flori ka qenë një mentor po edhe një mik i ngushtë.

“Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor,” tha ai. “Karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me mesazhe të forta dhe me tematika që kishin vlera.”

Një moment tragjik për Big Bastën ka qenë vdekja e Dr. Flori-t, një humbje që duket se e goditi në jetën e tij, duke e shtyrë të merrte edhe vendimin për t’u larguar nga Shqipëria.

“Një nga arsyet pse kur lindi djali, vendosa ta provoja edhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr. Flori,” tregoi ai.

Gerald Xhari ose Big Basta: Dr. Flori i e vendosi ermin tim “Big Basta”. Një nga reperët e mi të preferuar përveç Tupac, ka qenë edhe “Ol’ Dirty Bastard”, ka shkruar histori, ka qenë pjesë një bande. Kam pas një emër tjetër, ai më tha që ku shkon me këtë emër, do tallen me ty, nuk janë gati shqiptarët për këtë emër, ti nuk je bastard. Kemi qenë në shtëpinë e tij dhe më tha ‘vëre Big Basta’.

Kishim shumë miqësi bashkë, për mua ishte si mentor, karriera e tij ishte e madhe, shkruante tekste me tematika me mesazhe. Tragjike ka qenë vdekja tij. Ishte e tmerrshme kur e mora vesh.

Një nga arsyet pse kur lindi djali vendosa ta provoja dhe jashtë shtetit, ishte shenja që kishte lënë Dr.Flori, sepse të jetosh në një vend si Shqipëria dhe të shikosh që një artis shumë i madh të na lërë për x gjë… Ishte e tmerrshme. Kisha frikë për të ardhmen e djalit.

Related Posts

“Djali më v’diq në krahë”, prindërit e 12-vjeçarit akuza mjekëve: Nuk e trajtuan siç duhet!

Familjarët e 12-vjeçarit që ndërroi jetë në spitalin e Tiranës si pasojë e një arresti kardiak, kanë deklaruar jashtë kamerave se djali ka qenë i shëndetshëm, merrej…

Ndarja nga jeta e 12-vjeçarit nga Maliqi, reagon klubi i tij i futbollit: Prehu në paqe Leo

Klubi i futbollit Maliqi ka ndarë një reagim pas lajmit tragjik të ndarjes nga jeta të futbollistit të ri, Leo Sadiku, në moshën 12-vjeçare. Ngjarja e rëndë…

Dh*nonte gruan dhe fëmijët e mitur, arrestohet 34-vjeçari në Has

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Hasit. Mësohet se ai dhunonte intensivisht gruan dhe fëmijët e tij të mitur. Menjëherë pas kallëzimit, blutë kanë…

I shoqëruar nga forca të shumta sigurie, ekstradohet nga Turqia ‘mbreti’ i kokainës Dritan Rexhepi

I shumëkërkuar Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi është ekstraduar sot në Shqipëri nga Turqia. Në njoftim, 45-vjeçari, cilësohet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Rexhepi konsiderohej…

E rende! V’desin mistershem artistet e famshme nene e bije! Kur e pa vajzen ajo

Historiania e artit dhe artistja pamore 63-vjeçare Liberty Polyzou dhe vajza e saj 44-vjeçare Tomasina (Thomais) Kontogiorga u gjetën të vdekura në banesën e tyre në Kifissia….

‘Unë do e hidhja në gjyq…’! Monika Lubonja flet për rastin e G-Banit me Arsidën!

Eftuar në studion e “Wake Up” këtë mëngjes, ka qenë Monika Lubonja, aktore e njohur, por njëkohësisht edhe ish-banore e “Big Brother VIP 1”. Ajo ka komentuar…