Rrugët e “florinjta”/ Si u “gllabëruan” 1 miliard euro investime më 2024

Vitin e kaluar, shpenzimet buxhetore për investime arritën rekord historik me më shumë se 1 miliard euro, por rezultati ishte më i ulët se plani 123 miliardë lekë (1,2 mld euro).

Të dhënat e detajuara nga Ministria e Financave për investimet vjetore tregojnë se pjesa më e madhe e financimit ka shkuar për projektet e transportit rrugor dhe kryesisht në tunelin e Llogorasë, Unazën e Madhe të Tiranës, Segmentet e Korridorit 8, dhe rruga Qukës-Qafë Plloçë, infrastruktura dixhitale etj.

Gjithashtu një pjesë e konsiderueshme e programit të investime prej 4,8 miliardë lekësh ose 48 milionë euro shkoi për financimin e investimeve në ushtri.

Projekti më i madh për nga vlera e financimit është Unaza e Madhe e Tiranës, ku pjesa e ndërtimit vitin e kaluar u financua me rreth 8,5 miliardë lekë, e cila pas shumë vite punimesh u bë në funksion të plotë.

Tuneli i Llogorasë, i cili tashmë ka përfunduar dhe është në funksion u financua vitin e kaluar me 4 miliardë lekë ose të gjitha fondet në dispozicion.

Infrastruktura dixhitale po zgjeron investimet dhe fondet viti pas viti. Të dhënat tregojnë se Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së informacionit (AKSHI) ka investuar vitin e kaluar 3,4 miliardë lekë ose 34 milionë euro në përmirësimin e infrastrukturës digjitale. Projekti më i madh i investimit prej rreth 6,3 milionë eurosh ishte në “Implementimi i e-Albania 2.0”.

Segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloqë mori rreth 3 miliardë lekë ose 25 milionë euro financim me 2024, ndonëse nuk kishte një buxhet të planifikuar për lotet përkatëse.

Rruga e Arbrit vijon të marrë një pjesë të konsiderueshme të investimeve kapitale me një financim prej 3.5 miliardë lekësh më 2024, duke u renditur në krye të listës së projekteve të mëdha të investimeve.

Financime të mëdha ka marrë edhe zgjerimi i Autostradës, Tiranë -Durrës, rruga Berat -Ballaban.

Nga funksionet e tjera të qeverisë një seri projektesh nga Ministria e Turizmit ndonëse ishin programuar nuk u realizuan. Realizim të dobët kanë pasur disa investime në ushtri. Funksionet e Ministrisë së Ekonomisë, kryesisht pjesa kulturës nuk ka mundur të realizojë shumë projekte të planifikuara. Investimet për shkencën dhe arsimin gjithashtu kishin ecuri të dobët. Fondet ujësjellësit dhe mbështetja për energjinë nuk ecën sipas programit./ MONITOR

Related Posts

Vila 31 e Enver Hoxhës kthehet në skenë fєstash të єrrëta me simbole të DjaIIit?

Qytetarë të zonës së ish-Bllokut kanë ngritur spekulime për aktivitetet e pazakonta që po zhvillohen në një nga objektet më të ndjeshme të historisë shqiptare, në Vilën…

Çudira nga Shkodra: I mituri “përdh*non” statujën e heroit

Një skenë aspak e hijshme është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Shkodrës, pranë bustit të heroit kombëtar Mehmet Shpendi në zonën e njohur si Fermentimi,…

Fenomen i çuditshëm në Kuçovë: Pas zhurmës së fortë bie nga qielli një copë akulli 100 kg

Një fenomen jo i zakonshëm është regjistruar në një fshat të Kuçovës më datë 8 prill 2025, kur banorët e zonës u tronditën nga një zhurmë e…

SkandaIoze! Shihni se si Presidenti i Federatës Ruse të Mundjes suImon mundësin kuqezi në podium ndërsa po i vendoste medaljen e artë! – VIDEO

Sporti i mundjes është përfshirë në një skandal të vërtetë gjatë ceremonisë së dorëzimit të medaljeve në Kampionatin Europian të zhvilluar në Bratislavë të Sllovakisë. Presidenti i…

Ndryshon drastikisht moti, çfarë na pret nga SOT deri ditën e hënë sipas sinoptikanes Tanja Porja

Sipas sinoptikanes Tanja Porja, per 5 ditët në vijim pritet nje rritje graduale e temperaturave nga dita e enjte deri ditën e hënë. Normalizimi i temperaturave per…

Hëna rozë e prillit: Këto janë 3 shenjat e horoskopit që preken më shumë

Të shtunën, më 12 prill, Hëna Rozë do të ndriçojë qiellin. Sipas astrologëve, tre shenja të horoskopit do të preken më së shumti. Hëna zhvillohet në shenjën…