Ngjarje e rëndë në Vushtrri, pjesë e Prishtinës. Një 19-vjeçar është ν’rarë në mes të rrugës. Policia në kërkim të autorit, e arreston, është moshatar me të ndjerin
Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Vushtrrisë, ku një i ri 19-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:35 në rrugën “Galip Badivuku”, konfirmoi zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.
Sipas informacioneve të para është bërë e ditur se viktima është 19-vjeçari Ardit Zymeri.
Burime policore bëjnë të ditur se policia tashmë ka arrestuar të dyshuarin për këtë ngjarje. Ai është Bleon Dibrani, një djalë 18 vjeçar.
Personit të rrestuar i është konfiskuar një armë pistoletë, si dhe një armë e gjatë në shtëpi.
Mediat e Kosovës raportojnë se ngjjarja dyshohet të ketë lidhje me një incident të mëparshëm që kishte ndodhur disa ditë më parë në një nga shkollat e mesme të Vushtrrisë.
Çfarë tha policia pas arrestimit
Hetuesit policorë kanë identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin Bleon Dibrani, 19 vjeçar nga i cili është konfiskuar një armë pistoletë që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari në kryerjen e veprës penale.
Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishekë. Me aktvendin të porokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.
Rrjedha hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e rastit për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me rastin e veprës penale vrasje e rëndë”.
Çfarë tha policia pas ngjarjes
“Sonte, rreth orës 20:35 policia ka pranuar informatën për të shtëna nga arma e zjarrit. Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra, ka ndërruar jetë një viktimë mashkull, kosovar, rreth 19 vjeç,” tha Zaiti.
Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u vunë në kërkim të autorit të dyshuar duke e vënë në pranga.
Familjarët dhe qytetarët e Vushtrrisë janë tronditur nga ngjarja, ndërsa komuniteti lokal kërkon drejtësi për humbjen e jetës së të riut.
Autoritetet pritet të japin më shumë detaje në orët në vijim. /noa.al