Miku i Valbonës reagon ashpër për Laertin: Hipokrit, rrezikon Prime-n e radhës të mos…

Mbrëmjen e së shtunës, gjatë spektaklit të Big Brother VIP Albania, një moment i veçantë u zhvillua mes Laertit dhe Valbonës.

Dyshja, që deri më tani kishin luajtur si një lojtar i vetëm, u vunë përballë një zgjedhjeje të rëndësishme nga Vëllai i Madh.

Ata u pyetën nëse dëshironin të vazhdonin lojën së bashku apo të ndaheshin, me pasojën që, nëse njëri prej tyre do të thoshte “po”, të dy do të shkonin në një televotim kokë më kokë.

Valbona vendosi të qëndronte si dyshe, duke argumentuar se dëshironte që të kishte Laertin në shtëpi dhe nuk do të dëshironte kurrë të ishte në televotim kokë më kokë me të.

Në anën tjetër, Laerti zgjodhi të ndahej, duke theksuar se Valbona është një lojtare e fortë dhe mund ta përballonte garën e vetme.

Ky moment u diskutua edhe në Fun Club, ku një mik i Valbonës dërgoi një video-mesazh, duke shprehur pakënaqësinë e tij për vendimin e Laertit.

Ai u shpreh: “Laert Vasili nuk ka pasur kurrë dashuri dhe ky term është shumë larg Laertit, por nuk ka pasur kurrë as simpati, as mirënjohje, as respekt, as vlerësim dhe nuk ka pasur fare asnjë lloj kimie me Valbonën, sepse e kundërta do të duhej të kishte ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme”.

“Laerti kishte mundësi që të vazhdonte pikërisht atë bashkëpunim, atë dyshe, ku në një moment të dytë të dy mund të gjenin formën dhe përshtatjen për t’u ndarë. Kjo ishte një babëzi dhe nuk ishte një diskutim i mirëmenduar mes të dyve”, tha ai.

Kështu që, Laerti tregoi që nuk është në gjendje ta menaxhojë situatën ashtu sikurse duhet. Vendim i gabuar, hipokrizi dhe nuk është fare e vërteta ashtu siç u shpreh dje. Me këtë vendim, Laerti rrezikon që në Prime-n e radhës të mos jetë më në shtëpinë e Big Brother”, përfundoi ai.

Me këtë zhvillim, pritet që televotimi të jetë shumë i fortë dhe të ndikojë në rrjedhën e lojës në shtëpinë e Big Brother. /Telegrafi/

Related Posts

Vajza 19-vjeçare falsifikoi mesazhe për të bindur babain të vr’asë kunatin e tij në Greqi

Një kthesë dramatike në procesin gjyqësor të vrasjes që tronditi qytetin e Volosit mori formë dje në Gjykatën e Larisës, kur një e re 19-vjeçare pranoi se…

“Hajde bos”/ Rama e kthen fushatën elektorale në koncert

Pas mbajtjes së fjalimeve të të gjithë drejtuesve politik të PS në çdo qark, në skenë u ngjit Edi Rama, i cili nisi të flasë, ndërsa në…

Këto janë 3 shenjat më me fat, por edhe 3 që duhet të bëjnë sytë katër këtë 12 prill

Yjet e kësaj të shtune i dhurojnë dritë të veçantë tre shenjave që udhëhiqen nga intuita, pasioni dhe freskia krijuese. Branko i lexon qiellit një mesazh të…

Në rast lNFARKTl keni vetëm 10 sekonda për të shpëtuar, ja si duhet të veproni

Të gjithë e dimë që ataku në zemër nuk mund të parashikohet, megjithatë ka disa këshilla të dobishme të cilat mund t’ju shpëtojnë jetën, nëse e gjeni…

“E ke gjetur dashurinë në shtëpi?”/ Gerta pyet Gjestin, ja si përgjigjet banori!

Teksa ishin të dy në vaskë, Gerta ka ngacmuar Gjestin dhe Eglin. Ajo i drejtohet Gjestit duke e pyetur se: A e ke gjetur dashurinë në shtëpi?…

Shfrytëzonin 1O-vjeçarin të bënte video banaie për rrjetet sociale/ Prokuroria e Beratit kërkon pesë vite b*rg për babain dhe gjyshen

Prokuroria e Beratit ka kërkuar pesë vite burg për Natasha Rombulan dhe Armando Kumarakun, gjyshja dhe babai i 10-vjeçarit, të cilin e shfrytëzonin për video banale në…