Është ndarë sot nga jeta në moshën 57-vjeçare Saimir Demi, gazetari i njohur sportiv me një karrierë 30-vjeçare.
Prej kohësh pjesë e RTSH-së, Demi ka punuar edhe në gazeta të ndryshme sportive dhe ka qenë drejtues për disa vite.
I njohur për zërin kritik ndaj fenomeneve negative në sport, Saimir Demi do të mbahet mend gjatë për kontributin e tij në lëmin e gazetarisë sportive, për respektin që impononte kudo dhe për batutën e tij të mprehtë