Konfirmohet gjithçka, Parashqevi Simaku vjen në Tiranë për koncert! Përgatitjet për mbërritjen e artistes në vendin tonë

Që prej muajt dhjetor të vitit të shkuar, jeta e Parashqevi Simakut ka pësuar ndryshime të mëdha. Pasi u rikuperua nga ana shëndetësore, tashmë diva e viteve 80 është rikthyer në muzikë.

Pas lançimit të këngës në anglisht, duket se këngëtarja do të vijë dhe në Tiranë. “Panorama”, zbuloi që në javët e para të vitit, se grupi që po punon me të është duke përgatitur rikthimin e saj në skenën shqiptare. Duket se tashmë gjithçka është vendosur dhe Parashqevi Simaku do të mbajë koncert në Tiranë në muajin shtator. Ka qenë pikërisht, Elton Ilirjani që e ka konfirmuar një fakt të tillë, duke pranuar kështu se gjithçka po përgatitet për koncertin e saj në Tiranë.

Biznesmeni Elton Ilirjani, ka rrëfyer së fundmi në një intervistë arsyen pse këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku, e cila para pak muajsh u gjet e pastrehë dhe në gjende jo të mirë shëndetësore, dështoi në karrierë pasi shkoi të jetonte në SHBA. Iliriani rrëfen se ëndrrat e ikonës së muzikës shqiptare për Hollywood-in ishin të mëdha por ato u shuan pasi ajo nuk zgjodhi të ishte një punonjëse seksi.

“Ajo dështoi sepse ajo nuk zgjodhi që të ishte një “punonjëse seksi” siç janë shumë artistë të tjerë dhe në skandalet që keni parë në SHBA. Parashqevi Simaku është një person shumë i pastër, shumë i dashur, që ka besim të madh te Zoti. Ajo e rrezaton këtë. Kur ka shkuar në Holliwood, jo vetëm që nuk ka pasur mbështetjen e askujt nga shqiptarët, por edhe është goditur. Është goditur që në hapat e saj në Hollywood,” u shpreh biznesmeni në “Opionion”.

Sipas Ilirjanit, Simaku ka qenë një divë dhe ky status ka pasur të mirat dhe të këqijat e veta. Ai mohoi thashethemet se Simaku ka përdorur drogë apo se ka qenë e alkoolizuar.

“Ka pasur të mirat ky status, por ka pasur dhe të këqijat që është goditja e madhe që i është dhënë vetë nga bashkatdhetarët e saj në fushën e artit. Parashqevi Simaku ëndërronte të ishte yll në Hollivud dhe i kishte të gjitha kriteret. Problemi që ka hasur ajo ka qenë që është person që vjen nga një familje e varfër me norma dhe rregulla. Është folur shumë për jetën e saj private sikur bënte drogë, sikur është e alkoolizuar. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë”, tha ai.

Ndër të tjera Elton theksoi se di shumë gjëra për Parashqevinë, por sipas tij, jo të gjitha thuhen.

“Unë di shumë gjëra për Parashqevi Simakun. Jo të gjitha thuhen. Nuk thuhen për arsye se ka persona publikë në Shqipëri që janë përpjekur t’i shkatërrojnë karrierën dhe e kanë përndjekur atë dhe në jetën private me familjen e saj”,-u shpreh ai.

Related Posts

Qytetari denoncon ish-bashkëshorten: Pasi braktisi fëmijët, erdhi në shtëpi na vodhi florinjtë

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar një rast të pazakontë vjedhjeje në redaksinë e JOQ Albania, duke akuzuar ish-bashkëshorten e tij, Elda Bushpepa, për hyrje të paligjshme…

Dhimbja e 2 prindërve, shpëtuan nga ak’sidenti, por h*mbën vajzën e tyre pasi ranë në Iumë me makinë. 40 minutat e pafundme

Sparta, Greqi – Dy prindër arritën të shpëtojnë gjallë nga një aksident në vendin fqinj Greqi, por vajza e tyre e mitur nuk ia doli dot, duke…

Përse ia morën jєtën djalit vetëm 19 vjeç në Kosovë

Vritet një 19-vjeçar në Vushtrri – Policia në kërkim të autorit Prishtinë- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në zonën e Vushtrrisë, ku…

Shєrri në shkollë pasoi ν’rasjen e Arditit në Kosovë

Ngjarje e rëndë në Vushtrri, pjesë e Prishtinës. Një 19-vjeçar është ν’rarë në mes të rrugës. Policia në kërkim të autorit, e arreston, është moshatar me të…

“Nuk puthen dy shokë në atë mënyrë”/ Rikthimi i Eglit dhe raporti me Gjestin, Livia: Po luan me informacione nga jashtë…

E ftuar në emisionin “Pardon My French” ishte Livia Brunga, ish-banorja e “Big Brother VIP”, e cila ka treguar më shumë detaje nga rrugëtimi i saj dhe…

E t’rishtë: Ky është i riu shqiptar që mbeti i ν’rarë, del fotografia e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vushtrri, ku një person është gjetur i shtrirë në tokë, i plagosur me armë zjarri. Gazeta Sinjali merr vesh…