49 minuta me Xha Brahon e vuajtur (Mehdi Malkaj), që sot jeton me 200 euro në muaj (Në ditëlindjen e tij)

Nga Agim XHAFKA

Jam i sigurt,e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malka.

Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng, me aq vërtetësi e art sa të arratiset emri që të kanë vënë prindérit.

Mehdiu është shoku im i vjetër. Shumë i vjetér, jo nga ata të shkollës fillore, por më vonë. Kur ai qe artist me A të madhe.

E solli rasti të bëhesha ca vite producent i tij dhe jam i sigurt që ja kemi kaluar kaq mirë sa ai dhe sot në çdo projekt që ka më sjell si shembull.

Xha Brahon dhe rolet e tjera tashmë njerëzit ia dinë pérmendësh. Ndaj po u tregoj ca hollësi që nuk i di shikuesi i gjerë.

E para, Mehdiu është dashnori më i madh i librave në glob. Atij edhe po i dhe një manual lavatriçe e merr me emocion, ia férkon kapakët dhe e ndjen kaq shumë sa duket sikur do xhveshë ndonjë femér kur hap fletët një nga një. Që fëmijë njësoj.

Rritur jetim, në skamje të madhe atje në Memaliajn e bukur, siç e quan shpesh herë, ai kohën më të madhe e kaloi me libra. Nga pérrallat te klasikët e tek modernët. Ndaj kur i tregon një humor ai ta kap që në fjalën e parë dhe qesh fort e pastér.

Po i tregove dramë nis e loton. Në se merr guximin për t’i treguar një roman të gjatë ai lumturohet. Ta afron fytyrën ngjitur me tënden e gati të hyn në brendësi. Se ai e jeton artin. Edhe në skenë, edhe në libër, edhe në kafe.

Tani ka dalë në pension. Pér të zezën e vet. Nga që projektet i ka stivë, por nga që edhe nuk iu shmanget se i duhen para. Me pensionin e tij 200 euro në muaj ai nuk paguan dot as dritat. Se dhe zonjën ia lanë pa punë kaq vjet, se edhe vajza që i punon ato çikë leka i duhen për vete.

Ka dhe një djalë me sy të shkruar e mendje të hapur, por goca sikur i ze vend më shumë te zemra. Se sa e merr ajo në celular Mehdiu ia nis me fjalët: “Folë, motra e babit!”

Xha Braho ka një galeri rolesh. Shumë lodhje pér to. Por jetën e ka pasur si dy gjysma të dallueshme. Deri kur po i afrohej të dyzetave u rropat si minator dhe shofer. Më pas si artist klasi. Ashtu si iu ndodh artistëve të mëdhenj.

Kafe me Mehdiun unë pi shpesh. Atje tek lokali artistik “Corne” pranë gardës e gjeni. Më ndodh që kur kam pakëz trishtim a stres të më çojnë këmbët vetë te Mehdiu.

Se si një mjek popullor të shérron me fjalën e ngrohtë,me pérvojën e gjatë dhe me hallet e tij që krahasuar me të mijat janë mal mbi male.

Mehdi, të dua shumë. Se je artist i madh, mik i mirë dhe shok që i ke shokët e rrallë.

Related Posts

‘Shtrengoje…nuk kam fuqi…’ Rizarta Hoxha tregon se cfarë ndodhi mes saj dhe Aldos poshtë jorganit!

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Rizarta, ishte e eliminuara e dytë gjatë spektaklit të së shtunës. Megjithatë, para daljes së saj nga shtëpia, një video me…

Plas keq debati mes Ronaldo Sharkas dhe Visjan Ukcenaj, shkak Egli Tako dhe Olsi Bykyku!

Dita e sotme në Big Brother VIP Albania Fan Club u karakterizua nga një debat i tensionuar mes aktorit Visjan Ukcenaj dhe gazetarit Ronaldo Sharka, me temë…

Do qeshni me lot, ky ishte komenti EPIK i Jozit pasi takoi mamin e Loredanës! (Video)

Mbrëmja e djeshme solli një surprizë të madhe për Loredanën, e cila pati mundësinë të takohej me mamanë e saj pas kaq shumë kohësh. Takimi mes tyre…

Këmbimi valutor për sot, euro shënon sërish rënie! Çfarë po ndodh me monedhat e tjera!

SHBA shet 1000 “KARTA të ARTA” me vlerë 5 MILION dollarë secila!

Zyrtari i lartë i Donald Trump, Howard Lutnick, njoftoi se ai siguroi 5 miliardë dollarë në një ditë të vetme duke shitur 1000 “karta të arta” të…

Horoskopi javor/ 24-30 Mars 2025, ja çfarë thonë yjet për ju

Dashi Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë me këmbën e djathtë. Të hënën, në fakt, Hëna do të bëhet sërish e favorshme. Jeni duke…