“Çdo send do ta bëj për ju”, Gjesti shihet duke qarë dhe duke folur për…

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, është parë i vetëm në oborrin e shtëpisë, duke bërë hapa të pasigurt dhe duke folur me zë të dridhur.

I emocionuar dhe me lot në sy, ai përsëriste fjalë të thella, që duket se i drejtoheshin familjes së tij.

“Çdo send do ta bëj për ju, mbajeni mend. Krejt çfarë po bëj, po i bëj për ju, vetëm për ju. Hiç send për vete, vetëm për ju”, dëgjohej të thoshte ai me një ton të rënduar emocionalisht. Gjesti vazhdoi duke kërkuar falje, duke lënë të kuptohet se mund të ndiente një lloj faji ose keqardhjeje për diçka nga e kaluara: “Më falni. Shumë më falni. Edhe nëse kam gabuar, më falni. Veç për ju. Pasha Zotin, send për vete, asgjë s’më vyen mua send. Kur nuk ju shoh ju të lumtur, s’ka puls për mua”.

Kjo sjellje e tij ka prekur ndjekësit e programit, të cilët kanë reaguar menjëherë në rrjetet sociale, duke shprehur shqetësim dhe empati për të.

Gjesti është një nga banorët më të izoluar të këtij edicioni, pasi, ndryshe nga të tjerët, ai ka kaluar më shumë kohë brenda spektaklit.

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në Big Brother VIP Kosova, ai hyri menjëherë në Big Brother VIP Albania, duke mos pasur mundësinë të shijonte një periudhë pushimi apo të ritakonte familjen e tij.

Ky izolim i gjatë dhe mungesa e kontaktit me njerëzit e dashur mund të kenë ndikuar në gjendjen e tij emocionale.

Nëse ky moment reflekton lodhje emocionale apo thjesht një shpërthim ndjenjash nga mallëngjimi, mbetet për t’u parë në vazhdim të rrugëtimit të tij në shtëpi. /Telegrafi/

Related Posts

Do qeshni me lot, ky ishte komenti EPIK i Jozit pasi takoi mamin e Loredanës! (Video)

Mbrëmja e djeshme solli një surprizë të madhe për Loredanën, e cila pati mundësinë të takohej me mamanë e saj pas kaq shumë kohësh. Takimi mes tyre…

Këmbimi valutor për sot, euro shënon sërish rënie! Çfarë po ndodh me monedhat e tjera!

SHBA shet 1000 “KARTA të ARTA” me vlerë 5 MILION dollarë secila!

Zyrtari i lartë i Donald Trump, Howard Lutnick, njoftoi se ai siguroi 5 miliardë dollarë në një ditë të vetme duke shitur 1000 “karta të arta” të…

Horoskopi javor/ 24-30 Mars 2025, ja çfarë thonë yjet për ju

Dashi Sipas horoskopit të Paolo Fox java do të nisë me këmbën e djathtë. Të hënën, në fakt, Hëna do të bëhet sërish e favorshme. Jeni duke…

Loredana flet për ish-bashkëshortin: E lam që kur të dal nga BBVA…

Banorja e BBVA, Loredana Brati ka folur me Rozanën për ish-bashkëshortin e saj. Në bisedën e zhvilluar, Lori tregon se ka qenë në lidhje me të 3…

MEDIA NE Zl/ Humb jetën gazetari i njohur shqiptar, trishtim dhe dhimbje për të gjithë!

Ka ndërruar jetë gazetari i njohur sportiv Saimir Demi. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë dhe sot humbi betejën. Lajm i trishtë është bërë…