Që pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Shpëtim Saraçi, Mira Konçi është shfaqur edhe më pranë me vajzën e saj. Duket se tashmë pushimet e Mirës janë një moment i mirë për të shpenzuar më shumë kohë me Erën.
Në rrjetet sociale të këngëtares, ajo ka ndarë disa copëza nga pushimet e saj me të bijën. Destinacioni që të dyja kanë zgjedhur kanë qenë padyshim ndër më të veçantët në botë. Disa ditë tropikale në Anguilla, Karaibe kanë qenë përzgjedhja e Mirës dhe Erës për këto ditë pushimesh.
Në Instagram, këngëtarja ka ndarë disi nga pozat, duke zgjedhur mos të zbulojë shumë nga këto ditë relaksi. Ajo që bie në sy, është ngjashmëri e madhe që të dyja kanë. E duke qenë se Mira shfaqet në një formë fizike të përkryer, lehtësisht mund të ngatërrohen edhe për motra. Këto janë pushimet e dyta që brenda vitit Mira dhe Era bëjnë së bashku.