Në Shqipëri janë shitur ëmbëlsira me copa metali, BE lëshon alarmin: Largojini nga tregu!

Sistemi RASFF i Bashkimit Evropian, i cili mundëson shkëmbim të menjëhershëm informacioni, ka njoftuar autoritetet Shqiptare se në vendin tonë janë futur ëmbëlsira me copa metali.

Në njoftimin e kategorisë “Alert” është bërë me dije se duhet të largohet menjëherë nga tregu produkti “Fruit Toffee” Mix 500g me origjinë nga Maroku dhe datë skadence 26.04.2026 pasi te këto ëmbëlsirat janë konstatuar copa metali të cilat përbëjnë risk serioz për shëndetin e njeriut.

Prania e copave të metalit është konstatuar nga kompania prodhuese gjatë një vetëkontrolli , kjo e fundit më pas ka kërkuar tërheqjen nga tregu të këtij produkti.

Televizioni “Ora News” iu drejtua AKU me një kërkesë për informacion në lidhje me këtë rast. Ky institucion na bën me dije se subjekti importues i ëmbëlsirave është “World Wine shpk”.

Pas kontrolleve të kryera nga inspektoret e AKU në terren, më qëllim bllokimin e produktit, rezultoi se subjektet e kishin shitur dhe nuk kishte më gjendje.

Ajo që të bën përshtypje në këtë rast është se AKU jep emrin e ëmbëlsirave, të cilat janë paketim 500 g, por nuk publikon asnjë foto te produktit që paraqet rrezik nëse konsumohet.

Në mungesë të publikimit të fotove , i kemi kërkuar këtij institucioni informacion se përse nuk i njofton qytetarët për këto problematika me anë të rrjeteve sociale që disponon.

AKU që i përdor rrjetet sociale vetëm për të treguar sukseset imagjinare dhe reale, e tejkalon përgjegjësinë duke u shprehur se njoftimin e ka bërë ne faqen zyrtare AKU.

Mos publikimi i këtyre njoftimeve kaq të rëndësishme për konsumatorët në rrjetet sociale të AKU, ngre pikëpyetje mbi transparencën e këtij institucioni, i cili paguhet nga taksat tona për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve./ Ora News

Related Posts

A është Gjesti banori me më shumë ditë izolimi në historinë e Big Brother? Jo, s’do ta besoni sa është rekordi

Gjesti është një nga konkurrentët aktualë të Big Brother VIP Albania, por rrugëtimi i tij në këtë format ka qenë i veçantë. Ai fillimisht ishte banor në…

49 minuta me Xha Brahon e vuajtur (Mehdi Malkaj), që sot jeton me 200 euro në muaj (Në ditëlindjen e tij)

Nga Agim XHAFKA Jam i sigurt,e njohin si xha Braho. Pak e dinë që quhet Mehdi Malka. Kështu ndodh kur rolin e ke ngopur me kaq lëng,…

“Sanza” ose e njohur si “Gentiana”, bima mrekullibërëse e veriut të Shqipërisë: Ylli Merja tregon vetite e ksaj bime…

Mjeku Ylli Merja shpjegoi se në veri të Shqipëri rrite një bimë që është mrekullibërëse. I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, tha se…

“Çdo send do ta bëj për ju”, Gjesti shihet duke qarë dhe duke folur për…

Gjesti, një nga banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania, është parë i vetëm në oborrin e shtëpisë, duke bërë hapa të pasigurt dhe duke…

“Ti kapesh me mua sepse…”, Perplasen ashper Gjesti dhe Egli…

Eglin ka debatuar me Gjestin dhe i ka shprehur se “Jo mua se ul veten tënde. Ti kapesh me mua se do të vish te Egli. Jo…

‘Tentova të ndihmoja, por ishte e pamundur, makina shpërt’heu në fIakë’! Çfarë deklaroi shoferi i betonieres ku u përpIas makina ku h*mbën jetën 4 të rinj

Para Gjykatës së Tiranës dolën sot tre të arrestuarit pas aksidentit tragjik të 19 marsit ku humbën jetën katër të rinj: Enejd Laçi dhe tre pasagjerët në…