Aks*denti me 4 νiktima/ I ν’ranë babain në 2021, kush është pronari i kompanisë në kërkim

Është zbardhur identiteti i administratorit të kompanisë së betonit, i cili është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në lidhje me aksidentit e regjistruar mbrëmjen e të mërkurës në aksin Vorë-Fushë Krujë.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtetasin Samir Hoxha, 27 vjeç, pronar dhe administrator i kompanisë “HEL-JON” sh.p.k.

27-vjeçari akuzohet se ka punësuar Aleksandër Krrashin si shofer për betonieret, ndërkohë që 24-vjeçari nuk kishte patentë për drejtimin e mjeteve të rënda, teksa janë shkelur edhe rregullat e sigurisë rrugore e të punës. Deri më tani ende nuk ka asnjë gjurmë prej tij, duke vijuar të jetë në kërkim. Samir Hoxha është djali i biznesmenit Ruzhdi Hoxha, i cili u gjet i vrarë më 6 nëntor 2021 në Qafë Mollë.

Ditën e djeshme në pranga u vu dhe drejtuesi i betoniereses Aleksandër Krrashi. Policia raportoi se ai ishte i pajisur me leje drejtimi, por jo për mjetet e rënda. Në momentin e aksidentit ai kishte ndaluar në karrexhatë, por nuk kishte ndezur bllokazhin.

Dyshohet se 25-vjeçari Enejdi Laçi, po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara me automjetin e tij tip “Mercedez Benz” dhe ka përplasur nga mbrapa betonieren. Pas përplasjes, makina ka shpërthyer në flakë, dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën, veç shoferit, dhe vëllai i tij pasagjer Erildi Laçi, 20 vjeç, dhe dy pasagjerët e tjerë Enrikejd Kurti, 24 vjeç dhe Andi Laçi, 22 vjeç, duke u djegur brenda mjetit.

Erildi Laçi sapo ishte kthyer nga Gjermania dhe i vëllai i tij, së bashku me kushëririn dhe shokun kishin shkuar për ta marrë në aeroportin e Rinasit.

Viktimat
Shoferi i betonieres, Aleksandër Krrashi akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Në dëshminë e dhënë për grupin hetimor, ai tha se i kishte mbaruar nafta dhe kishte shkuar në një karburant, por kishte harruar të ndizte bllokazhin.

Në pranga u vu dhe i afërmi i shoferit të betonieres, shtetasi Valentin Krrashi, 25 vjeç, i cili dyshohet se e ka larguar 24-vjeçarin me automjet nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Ai akuzohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Gjithashtu, u arrestua dhe shtetasi Danjel Koxha,, 34 vjeç, me detyrë menaxher i firmës për prodhimin e betonit, “HEL-JON” sh.p.k. në të cilën ishte i punësuar Aleksandër Krrashi. Ai akuzohet për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësimi i paligjshëm” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

“Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se menaxheri nuk kishte marrë masa për pajisjen e betonieres, me dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe kishte punësuar drejtuesin e betonieres, pa patur leje drejtimi për këtë kategori mjetesh.” – njoftoi Policia.

Vrasja e Ruzhdi Hoxhës
Trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha u gjet më 6 nëntor të vitit 2021 i ekzekutuar dhe i mbuluar me gurë e zhavor mbrapa Dajtit, në Qafë Mollë, pasi ishte denoncuar si i zhdukur nga familjarët e tij dy javë më parë. Hoxha kërkohej prej 24 tetorit të atij viti, tri ditë pasi familjarët kishin humbur kontaktet me të. 43-vjeçari ishte biznesmen në fushën e inerteve në Tiranë.

Si autor i ngjarjes u arrestua Fredi Rrushi, i cili u dënua me 15 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar i shkoi në 10 vite burg.

Dënimi mbeti i pandryshyuar dhe në Gjykatën e Apelit, edhe pse babai dhe djali i Ruzhdi Hoxhës kishin ankimuar në vendimin e gjykatës, ku kërkonin ndryshimin në lidhje me kualifikimin e veprës penale nga ajo e “Vrasjes me dashje”, në atë të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim dhe në bashkim të dënimeve të vendosej dënimi i tij me burgim të përjetshëm. Prokuroria kishte kërkuar dënimin me 18 vite burg.

Rrushi mendohet të ketë shkuar bashkë me një mikun e tij në Malin me Gropa dhe ta ketë ekzekutuar biznesmenin Hoxha me dy plumba. Mëngjesin e ditës tjetër, ai u kthye sërish në vendngjarje dhe groposi kufomën.

Sipas hetuesve, autori Fredi Rrushi mori telefonin e Ruzhdi Hoxhës dhe e hodhi, por ai u gjet rastësisht nga një taksist që e shiti për 10 mijë lekë në një servis ku policia e gjeti dhe e sekuestroi. Kjo ndihmoi në zbulimin e kufomës e më pas në zbardhjen e vrasjes e cila ka dyshohet se ka pasur si shkak borxhet që viktima kishte ndaj Fredi Rrushit.

Related Posts

Zyrtare: Parashqevi Simaku rikthehet në Tiranë — ja data e koncertit të madh!

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani ishte i ftuar mbrëmjen e së mërkurës në emisionin “Opinion”, ku foli për jetën dhe karrierën e këngëtares Parashqevi Simaku. Gjatë intervistës,…

‘Kujtoi se ia hodhi, por…’ Albana Dudushi perIot për sëm*ndjen e tij, ja cfarë paska bërë Bieta Sulo për të! (Video)

Përpara çështjes së kontratës me RTSH-në, Alban Dudushi është përballur me një problem shëndetësor, të cilit fillimisht nuk i kishte kushtuar rëndësi. Në një intervistë për “The…

Pse Shqipëria është vendi më i palumtur në rajon dhe Kosova më i lumturi

Shqipëria dhe Kosova ndajnë të njëjtën gjuhë e histori, por ndihen ndryshe për jetën. Raporti Botëror i Lumturisë 2025, publikuar nga OKB, tregon se Kosova është vendi…

Rozana g*det ne fytyrë Loredanën, dalin pamjet(Video)

Në rrjet është bërë virale një video teksa Loredana shihet duke zgjuar në mëngjes Rozanë, ku me pas kjo e fundit e goditi në fytyr. Ndjekësit kanë…

E papritur: Influenceri i njohur jep lajmin e papritur, Gjesti do te largohet te shtunen ose te marten. Ja cfare ka ndodhur…

Gjate dites se djeshme ne rrjet kane qarkulluar lajme se Gjesti ka vendosur te largohet. Te shumte kane qene komentet pse do largohet tani qe esht ne…

E përplasi makina, humb jetën 50-vjeçarja shqiptare në Itali (Foto)

Një 50-vjeçare shqiptare, Amela Drini, ka humbur jetën pas një jave shtruar në spital, pasi e kishte përplasur një makinë teksa po ecte përgjatë rrugës Circonvallazione est….