“Sëmuret” krejt papritur! Veliaj ka kërkuar konsultë me psikiatrin në burg: S’jam mirë mendërisht…

Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Durrësit pas arrestimit nga SPAK, duket se ka gjetur një mënyrë për të shpjeguar përgjimet e bujshme ku del duke dhënë urdhra e duke përdorur një gjuhë të papërshtatshme: ka kërkuar psikiatër!

Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka pretenduar se nuk ishte në gjendje të mirë psikologjike dhe se përgjimet e SPAK nuk duhen marrë seriozisht sepse, sipas tij, nuk mund të ketë folur në atë mënyrë. Për këtë arsye, ai ka kërkuar një konsultë me një psikiatër në burg.

Por përpara se të bëhej vizita, është bërë një inventar i barnave në dispozicion, për të verifikuar nëse Veliaj kishte marrë ndonjë ilaç që mund t’i kishte “ngatërruar” mendimet.

Përfundimi? Ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin e lartë! Pra, nga SPAK te tensioni, duket se Veliaj po përpiqet të ndërtojë një narrativë tjetër për të justifikuar veten.

“Zoti Veliaj pasi është bërë me dije për përgjimet, ka pretenduar se nuk është në gjendje të mirë psikologjike, ka kërkuar konsultë me psikiatrin, ka thënë nuk kam qenë në situatën më të mirë mendore se është e pamundur të kem folur në këtë mënyrë. Ulsi Manja ka bërë një urdhër, është bërë inspektim nga Drita Jaka, shefe e sektorit të shëndetësisë në burgje, zyrtarja më jetëgjatë në këtë institucion. Zonja Jaka para se të merrte kontakt, ka bërë një inventar të të gjithë barnave që kanë hyrë. Është bërë inventar për barnat në gjendje dhe ato që i janë dhënë të paraburgosurëve. Në bashkëpunim edhe me mjeken e burgut kanë marrë kontakt me zotin Veliaj dhe rezulton se ai ka marrë vetëm ilaçe për tensionin, ka patur problematika me tensionin e lartë”, tha Lala mbrëmjen e së enjtes në një emision televiziv.

Me sa duket, edhe në burg po ndiqet tradita e politikanëve që, sapo përballen me prangat, ‘kujtohen’ për shëndetin. A do të ndjekë edhe Veliaj rrugën e paraardhësve, duke kërkuar një “spital me pesë yje”? Mbetet për t’u parë…

Related Posts

Ishte dënuar 4.5 vite bυrg me akυzën e pë*dhυnimit, lojtari i Barcelones fiton lirinë e plotë në Apel

Seksioni i Apelit i Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Katalonjës ka pranuar me shumicë të plotë apelimin e futbollistit Dani Alves, i cili ishte dënuar nga…

Festa e Fitër Bajramit, Komuniteti Mysliman del me njoftimin e rëndësishëm

Besimtarët myslimanë do të festojnë të dielën Fitër Bajramin. Komunitetit Mysliman i Shqipërisë ka bërë me dije se të gjithë besimtarët do të mblidhen për të falur…

Cilësohej si gazetarja e preferuar e Putiηit, ‘hidhet në erë’ nga shpërt’himi i miηës

Gazetarja ruse, Anna Prokofieva, e cilësuar si një nga të preferuarat e Vladimir Putinit, është vrarë nga një minë tokësore ndërsa raportonte afër kufirit Rusi-Ukrainë. 35-vjerçarja, një…

Momenti kur shembet një gradaçelë nga tërmeti 7.7 ballë (Video)

Një tërmet i fortë me magnitudë 7.7 ballë ka goditur Tajlandën, duke shkaktuar kaos në Bangkok, ku tronditi ndërtesat e larta dhe shkatërroi një bllok apartamentesh. Shërbimi…

45 vjecarja humb 45 kg për 11 muaj dhe tregon sekretin e humbjes së peshës

Ne kohet e sotme vendimi me i mire eshte te kujdesesh ndaj trupit tend dhe te ushqehesh shendetshem. Keshtu beri dhe nje grua 45 vjecare e cila…

Braktiset nga nëna menjëherë pas lindjes, testi i ADN-së zbulon diçka të MAHNITSHME

Janet Barnicoat e ka ditur gjithmonë se ishte një vajzë e adoptuar. Në vitin 1981, nëna e saj biologjike e kishte lënë atë në një çantë kartoni…