Në gjendje jo të mirë, Françeska flet për Gilin: “Doli nga BB duke qarë..”

E ftuar në emisionin e “Big Brother Radio” në TAR me Elona Duron ka qenë moderatorja dhe modelja Françeska Murati, gjithashtu ish-banore e “Big Brother VIP 3”.

Gjatë episodit u fol për dinamikat në shtëpinë e BBV 4 dhe largimin e papritur nga loja e Redonit dhe Gilit.

Françeska Murati, e cila ndodhej pranë ambienteve të shtëpisë në Top Channel, tha se kishte parë Gilin duke dalë nga shtëpia, ndërkohë që ishte duke qarë.

“Unë sapo erdha nga ambientet e Top Channel. Unë sa po futesha në parkim, ku është praktikisht shtëpia e Big Brother, pashë Gilin duke qarë. Edhe unë që fërkova sytë dhe thashë ‘Gili është kjo?’. U futa tek grimi dhe thashë ‘njerëz pashë Gilin, a jam çmendur?’. Pastaj kur doli lajmi, kuptova që Gili ishte larguar dhe unë nuk isha çmendur. Duke qarë. Shumë e emocionuar. Dhe unë isha ‘çfarë po ndodh?’.”

Si e komenton Françeska pjesëmarrjen e tyre në BBV?

“Unë mendoj që ato ishin surpriza e këtij viti. Një nënë e bir që kanë treguar qytetarinë dhe realitetin se si mund të jetë një nënë me fëmijën e vet para kamerave me atë dashurinë, kujdesin që kishin për njëri-tjetrin dhe një marrëdhënie të vërtetë e të sinqertë e një mamaje dhe djalit të saj.”

Related Posts

Qeni për pak sa nuk e kafshoi, Valbona Mhilli: Ky qenka më i fortë si Laerti, më puthi

Derisa ishte në terren një gjë e papritur i ka ndodhur ish-banores së Big Brother VIP Albania 4, Valbona Mhillit. Gazetarja ishte pranë një qeni, i cili…

RAMA për BBVIP? “S’kemi pse të shq*tësohemi për Jozin…” Edhe kryeministri nuk i shpëton dot komentit per BBVIP… (Video)

G-Bani i kërkon falje Gjestit dhe i bën një dhuratë të vlefshme

Ish-banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania 4, G-Bani, ka befasuar ndjekësit me një qëndrim publik të qartë dhe emocional, duke shpërndarë një mesazh ku tregon…

Luizi baba shembullorë, kujdeset edhe për këtë detaj për Lunën

Këngëtari njohur Luiz Ejlli kohë pas kohe ndanë postime të ndryshme me ndjekësit. Luizi ka postuar një moment tejet të bukur me vajzën e tij, shkruan “Kosovarja”….

Loredana bëhet bashkë me ‘sozinë’ e saj, dalin pamjet

Që pas daljes nga Big Brother VIP Albania 4, Loredana Brati nuk e ka ulur aspak ritmin e vëmendjes – përkundrazi, ka ndezur rrjetin me lëvizjet e…

Elektriçistin 32-vjeçar e zë korrenti në shtyllën 10,000 kv, kolegët çaktivizuan linjën e gabuar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm komunitetin e Mërtishit në Divjakë, ku 32-vjeçari Xhulio Shtëmbari, elektricist pranë OSHEE-së, humbi jetën në krye të detyrës…