Tensionet mes Gjestit dhe Egli Takos në Big Brother VIP Albania 4 vijojnë të përshkallëzohen. Pas ballafaqimit në spektaklin e së martës, dyshja pati një tjetër përplasje brenda shtëpisë, me Gjestin që shprehu pakënaqësinë e tij ndaj produksionit.
Teksa Egli qëndronte në kuzhinë, ai iu drejtua ashpër duke thënë: “Me mua boll je tall, boll më. Nuk ta lejoj”.
Gjesti akuzoi produksionin për publikimin e videove pa dijeninë e tij: “Si ti si produksioni, njëjtë. E dyta herë që po i publikon videot që nuk i di unë, si atje hile si këtu hile. E shikojmë”.
Më tej, ai shtoi: “Dilni vetë keq me siguri jashtë dhe vini të më gjuani mua. Ti i ke pasur fajet. Ti je fajtor për çdo lot”.
Në një tjetër video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai vijoi me ton të ashpër: “Shko merri shokët e tu, edhe produksionin se edhe këta të njëjtë janë dhe eja e më njollosni”.