Telefonata që “f*ndosi” Erion Veliaj! Del dëshmia e fortë e policit që i dha celularin Lalit ne fugonin e Policisë: O tja jepja ose

Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim policët e Burgjeve që transferuan kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nga Durrësi në Apelin e GJKKO-së, pasi rezulton se Veliaj ka përdorur telefonin e njërit prej policëve për të bërë telefonata atë ditë.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve ka pranuar një gjë të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Dyshohet se gjithçka ka ndodhur ditët e transferimit pasi më 13 mars, Gjykata e Apelit në Gjykatën e Posaçme hodhi poshtë kërkesën për lirim përkundrejt garancive pasurore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, duke lënë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg të caktuar nga Shkalla e Parë që dy ditë pas vënies në pranga të tij, i cili është një nga politikanët më të lartë të vënë nën hetim apo të arrestuar deri më sot në vend. Prokuroria thotë se ai dyshohet se ka përfituar përmes familjarëve të vet të afërm apo personalisht, pagesa apo të mira të tjera nga biznesmenë të ndryshëm në nëntë raste.

TELEFONI QË ‘FUNDOSI’ VELIAJN

Referuar të dhënave që kanë dalë nga SPAK bëhet me dije se ditën kur Erion Veliaj u la në burg nga Apeli i GJKKO, diçka e pazakontë ka ndodhur në makinën me të cilën kryetari i bashkisë po transferohej nga paraburgimi i Durrësit për në Apelin e GJKKO në Tiranë. Një nga oficerët e burgjeve që shoqëronte kryetarin e bashkisë i ka dhënë këtij të fundit telefonin e tij me qëllim që Veliaj të bënte telefonata.

Mësohet se gjatë marrjeve në pyetje, oficeri i burgjeve e ka pranuar një fakt të tillë dhe ka deklaruar se e kishte bërë nga frika. Për këtë arsye Prokuroria e Posaçme ka marrë nën hetim oficerët e burgjeve, të cilët shoqëronin kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Në fakt, edhe në sallën e gjyqit, në tri ditët e rivlerësimit të masës së sigurimit u fol për përgjime të kryera ndaj Veliajt, si shtesë në një tjetër material që dyshohet se do t‘i bashkëngjitet dosjes voluminoze me të cilën edhe u prangos. Sipas të dhënave të pakta që dolën nga ajo seancë u tha se Veliaj bashkë me mbrojtjen e tij kundërshtuan të gjithë praktikën e ndjekur nga dy prokurorët e çështjes, ku njëri prej tyre, konkretisht Olsi Dado edhe u vu në shënjestrën e një sulmi frontal për hetimet e kryera, ku Veliaj pretendoi se prokurori duhej të largohej pasi ishte në konflikt interesi si posedues i një tenderi për ndërtim.

DESHMIA E VELIAJT NE APELIN E GJKKO

Gjatë seancës kryebashkiaku Veliaj ka kundërshtuar dosjen e SPAK, duke u shprehur se provat e reja janë “çimka dhe telefonatat e tij me djalin, si edhe familjen”. Sipas të dhënave, mësohet se nga seanca në Apelin e GJKKO-së, Erion Veliaj ka pretenduar se SPAK ka përgjuar 1 muaj bisedat e tij familjare që sipas kryebashkiakut kanë të bëjnë me intervistat në media.

“Ju nuk keni konsideruar prova të reja sulmet publike të Sali Berishës ndaj SPAK. Por keni konsideruar prova të reja çimkat dhe telefonatat e mia me djalin dhe familjen dhe interesimin tim për intervista në TV kryesore” – mësohet se është shprehur Erion Veliaj. Ai ka kërkuar seancë me dyer të hapura duke u shprehur se: “Unë jam ende kryetar bashkie në detyrë, i votuar nga çerek milioni njerëz. Unë i qëndroj çdo postimi që kam bërë në rrjetet sociale”.

/Gazeta Panorama

Related Posts

Dhυηoi gruan, si edhe kєqtrajtoi e ngacмoi sєk’sυaIisht vajzën e saj të мitυr, Prokuroria dërgon në gjyq kryefamiljarin!

Fier Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq shtetasin e iniciale A. R., i cili akuzohet se ka ushtruar dh unë ndaj bashkëshortes, si edhe ka keqtrajtuar…

Xum Allushi shpërthen ndaj Eglit: Dole jashtë dhe pe degradimin që i kishe bërë vetes, hyre për të larë reçelin me kamomil

Egli Tako dhe Gjesti patën në spektaklin e së martës një ballafaqim me njëri-tjetrin. Ata kanë sqaruar situatat e tyre, raportin dhe për gjithë ato që kanë…

Zbulohet kush ishte personi që tërhoqi zvarrë me makinë policin e rrugores në Tiranë!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i Unazës së Re, në rrugën “Sotir Caci”, Policia bën të ditur se punonjësi i…

Një bashkëpunim mes Gjestit dhe Jozit?! Xhani Demika: “Më të kërkuarit nëpër club-e pas BBV4, ja sa mijë euro do shkonte koncerti…”

Iftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën ka qenë Xhani Demika. Ai foli më shumë mbi fatkeqësinë e ndodhur në diskotekën në Koçan me 59 viktima….

“Është bërë jastëku i Eglit…”/ Kujt i referohet Rozana me këtë fjali?

Rozana pas Prime-t ka diskutuar me Olën dhe i ka shprehur se: Danja qenka kot, ti tani ke javën tënde, ke ditë plot. Të dalë Danja që…

‘Nis viti i ri astrologjik…’ – Jorgo Pulla ja çfarë ju pret ‘ndodhi të mëdha dhe ndikime të fuqishme!

Si do të jetë kjo javë në fushën astrologjike sipas Jorgo Pullës? Cilat janë shenjat më fatlume të javës dhe kush duhet të bëjë kujdes I ftuar…