Skena e k’rimit të 21 Janarit, unaza e gjaakosur që i mban të “dashuruar” Berishën me Bashën

Dashuri në kohën e kolerës apo dashuri në kohën e çmendurisë dhe të delirit të madhështisë së një politikani, që karrigia e pushtetit i dukej si pronë e tij e trashëguar nga askushi, por e marrë me lojra perverse të sharlatanëve, prodhoi dhe një dashuri të pavdekshme, mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Shumë njerëz mendojnë se ky çift janë ndarë, madje janë armiqtë më të mëdhenj në politikën shqiptare, kur në fakt është krejt e kundërta.

Vërtet ata ndoshta duan çmendurisht të ndahen, por janë çmendurisht të pandashëm, sepse ndarja e tyre nuk është si çdo ndarje… nëse do ndodhte, do të zbardhte një skenë krimi.

Pas kaq vitesh krimi shtetëror i 21 Janarit është ende një ngjarje e rëndë kriminale ende e pazbardhur, sepse dy protagonistët kryesor Lulzim Basha dhe Sali Berisha, ruajnë në mënyrë “burrërore” sekretet e kësaj ngjarje.

Nëse Berisha do ishte ndarë me Bashën, ai patjetër që do i tregonte veprimet dhe urdhërat e drejtuesit numër një të Ministrisë së Brendëshme në drejtim të gardës dhe Policisë së Shtetit, veprimtari e cila është harruar por ishte në limitet e një masakakre ndaj qytetarëve dhe civilëve, që dyshoheshin si pjesë e protestës.

Por edhe Basha nuk do heshte, do e shiste menjëherë Berishën, për të marrë pa gjyq pafajësinë për vete dhe ushtarët e tij, të cilët nuk ishin kompetent për të urdhëruar gardën dhe për të mbrojtur kryeministrinë brenda ambjenteve të saj, e as për të kundërshtuar kryeministrin i cili komandonte duke kontrolluar situatën nga dritarja e zyrës së tij.

Pra, çeshtja e 21 Janarit nuk zgjidhet kurrë, nëse Berisha nuk zgjidhet nga Basha dhe SPAK pret kot si dhelpra që t’i bien dashit “allatet”.

Kjo ngjarje ka mbetur dhe do të mbetet si një ngjarje pa autor, pa fakte dhe prova, por me disa viktima, që presin drejtësi e të prehen të qetë, dhe SPAK t’i lërë të qetë familjarët e të ekzuekutuarve të pa dënuar dhe gjykuar, të mos i thërrasi si dëshmitarë kur ata as që e kanë idenë se çfarë ka ndodhur në atë Bulevard. Kurse të akuzuarit, i kanë harruar si inekzistent, megjithëse i kanë çdo ditë para syve.

E kjo e ka një justifikim madhor… janë të zënë me punë shumë më të rëndësishme se vrasjet e të pafajshmëve… barazia e tenderave. /Ekskluzive.al

Related Posts

Mënyra unike e policisë për të luftuar krimin në Brazil

Në qytetin e vogël Soure, në ishullin Marajó të Brazilit, policia ushtarake ka zbuluar një mënyrë unike dhe efektive për të patrulluar rrugët dhe zonat e vështira:…

“Nuk rashë në dashuri me krevatin që nuk flet”/ Egli i rrëfehet Kellyt, ja si reagoi Gjesti!

Egli ka patur një bisedë të qetë me Kelly-n, ku ka folur për raportin e saj me Gjestin. Banorja shprehet se ai duhet të mbajë përgjegjësi për…

Dalin pamjet/ Si largohet Safet Bajri pas ν’rasjes së Fatbardh Licit, prova kryesore e SPAK

Në emisionin në Shënjestër nga gazetarja Klodiana Lala janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi…

HOROSKOPI I SË MËRKURËS/ Kujdes! Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, që rrezikon të kthehet agresiv

Dashi Hëna do e ushqejë edhe më shumë shpirtin e aventurës dhe nuk do e privoni veten nga asgjë. Gjithë kohës do ndiheni në formë dhe plot…

E fundit! Dh*në në familje – arr*stohet babai i aktores së madhe! (foto)

Michael Lohan, babai i aktores Lindsay Lohan, është arrestuar përsëri në Palm Beach, Florida, për shkelje të dënimit me kusht, vetëm disa javë pasi u lëshua një…

‘Do ta shtyp me makinë’! Debat i ashpër mes Neda Ballukut dhe Rozana Radit

Në rrjetet sociale, këto ditë, janë bërë virale disa statuse në “Facebook” të Rozana Radës për Neda Ballukun, kur kjo e fundit ishte banore në “Big Brother…