Kadastra shkarkon babain e 4 fëmijëve me dy prindër të moshuar dhe gruan e sëmurë me t*mor

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Durrës, aty ku një qytetar në vështirësi të madhe ekonomike është shkarkuar nga puna në Kadastrën e qytetit, dhe prej ditësh është në kërkim të një vendi të ri për të siguruar ushqime dhe ilaçe për familjarët e tij.

Bëhet fjalë për Maksi Zoton, një qytetar modest që durrsakët e cilësojnë si një njeri punëtor dhe të qetë i cili rrit katër fëmijë, një prej tyre është fëmija jetim i vëllait. Maksi kujdeset gjithashtu për prindërit e moshuar si dhe për guruan e paaftë të punojë pasi vuan nga tumori.

Babai 40-vjeçar është larguar nga puna nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës për shkak të “ristrukturimit” dhe po has në vështirësi për gjetjen e një vendi të ri pune.

Rastin e trishtë të tij e ka sjellë në vëmendje Brisida Shehaj e cila apelon për rikthimin e tij në detyrë.

Mesazhi i plotë i saj:

Maksi Zoto eshte nje baba 40-vjeç i cili sapo eshte pushuar nga puna sepse Agjencia Shteterore e Kadastres per te disaten here eshte ristrukturuar( qe keta ristrukturofshin trute).

Maksi Zoto siç e shihni dhe ne foto ka kerkuar dhe pranuar te punoje kudo sepse eshte nevojtar dhe institucioni as nuk e ka vene ujin ne zjarr.

Maksi i ka bere te ditura dhe arsyet:

1- I vetmi qe punon ne familje

2-Rrit femijen jetim te vellait

3-Kujdeset per prindrit e moshuar

4-Kujdeset per bashkeshorten e semure me tumor e cila nuk eshte ne gjendje te punoje.

Maksi Zoto rendit dhe faktin qe asnjehere nuk ka marre verejtje ne detyre.

Tani une nuk DUA ta mendoj qe nje titullare eshte ne dijeni te kesaj historie dhe se ve ujin ne zjarr, prandaj ju lutem te gjitheve ju qe me ndiqni ne faqe por dhe mediave ta bejne publik kete rast dhe ta ndihmojm kete zoteri te nderuar qe boll fatkeqesi ka patur ne jete.

Nese Lorena Goxhobelli ka dijeni dhe se ve ujin ne zjarr sepse ai eshte nje fatkeq i pambrojtur te GARANTOJ PERSONALISHT qe neser do jete rradha jote prandaj riktheje ne detyre sepse po i mohon buken e gojes nje familje qe si thahen lotet dhe jetimeve.

Related Posts

“Erdhi nga rehabilitimi duke na u lutur…”/ Producentja e BBVIP i nxjerr sekretet Gjestit pas lojës në Kosovë!

Producentja e Big Brother VIP Kosova 3, Olsa Muhameti, ka folur për largimin e Gjestit nga ky format dhe kalimin në atë të Shqipërisë. Po ashtu theksoi…

Olsa Muhameti zbulon fitimet ‘e çmendura’ të Big Brother përmes televotimeve!

Olsa Muhameti ka qenë producente e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova. Ajo erdhi për herë të parë për të punuar në një projekt në…

I shpëtoi goja/ Laerti nxjerrë sheshit sekretin e madh të produksionit, kamerat largohen menjëherë nga ai

Laert Vasili është njëri nga banoret e ‘Big Brother VIP Albania’ i cili nga raporti me Valbonën ka rrëmbyer vëmendjen e shumë ndjekësve. Ai në një bisedë…

Horoskopi ditor, 18 Mars 2025

Dashi Do ketë shume turbullira sot ne jetën tuaj ne çift dhe asgjë nuk do shkoje ashtu si e kishit menduar. Mundohuni te ndryshoni sjellje dhe t’i…

Gruaja humbi 45 kilogram brenda 11 muajsh dhe tregon sekretin e humbjes se pëshës

Nje grua eshte shume e lumtur pasi ka humbur 45 kilogram dhe jeta e saj ka ndryshuar. Ajo ka treguar se si jeta e saj ndryshoi per…

TR*NDITET FUTBOLLI/ Humb betejën me sëmundjen e rëndë, ish-futbollisti ndërron jetë në moshë fare të re

Ish-futbollisti italian, Luka Lodeti është ndarë nga jeta në moshën 35-vjeçare pas një betejë të gjatë me një sëmundjeje të rëndë që prej shkurtit të vitit të…