Reshje shiu dhe rënie temperaturash/ Meteorologia bën parashikimin e bujshëm: Moti bën kthesën e madhe këtë javë

Meteorologia Tanja Porja ka zbuluar se si do të jenë kushtet e motit gjatë ditës së sotme dhe në vijim, në Shqipëri dhe gjithë Ballkanin. Porja tha se ditën e sotme priten reshje shiu e dëbore në pjesën më të madhe të rajonit dhe rënie e temperaturave.

Ajo shtoi se rënia e temperaturave është ndjere edhe në Shqipëri dhe gjatë mesditës do të jetë edhe më e theksuar. Sipas meteorologes, do të jetë mbrëmja e sotme që do të pakësojë reshjet dhe do të bëjë kthjellimin e kushteve të motit.

“Reshje shiu dhe dëbore të përkohshme në rajonin e Ballkanit dhe termometri ka shënuar rënie në orët e mëngjesit, një rënie më e theksuar pritet sot në mesditë. Mbetet pa reshje vetëm skaji juglindor i rajonit të Ballkanit.

Pjesa tjetër do të ketë herë pas here kthjellime e vranësira të shpeshta që do të prodhojnë reshje dëbore kryesisht në veri të Ballkanit dhe brendësi të tij, ndërsa kemi reshje shiu në rajonin perëndimor të Ballkanit. Ndërsa në zonat lindore kemi zhvendosjen e këtij sistemi me reshje shiu e dëbore drejt brendësisë së ballkanit, duke bërë që sot vonë pasdite dhe në mbrëmje reshjet të përfshijnë Bullgarinë e Rumaninë.

Sonte vonë në mbrëmje pritet kthjellim i kushteve të motit në gjithë Ballkanit. Kemi temperature 0 dhe 1 në veri të Ballkanit. Në brigjet perëndimore ku përfshihet edhe Shqipëria, kemi temperatura me 8 gradë, ndërsa në orët e mesditës termometri shënon rënie të theksuar. Territori shqiptar pret një maskimum sot me temperatura deri në 15 gradë celcius”, tha meteorologia Porja

Related Posts

FOTO// Big Brotherit i ndodh e papritura pas rikthimit të Eglit!

Egli Tako është rikthyer sërish në Big Brother VIP Albania, duke sjellë një kthesë të madhe në dinamikën e lojës. Largimi i saj për arsye shëndetësore pati…

VIDEO/ Egli i jep Gjestit informacion nga jashtë: “Po rrezikon shumë, kujdes Rozanën”

Një moment i papritur ka ndodhur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, ku Egli Tako ka ndarë me Gjestin një informacion që duket se e ka…

Nuk jua ka fajin Shqipëria, por jemi ne shqiptarët që ua fusim njëri-tjetrit dhe të shesim për interes

Nga Anisa Bega Mirë se erdhe në vendin tonë të bukur, Shqipërinë ku të gjithë ankohen, qajnë, ulërasin, ia fusin njëri-tjetrit duke i qeshur në fytyrë, viktimizohen…

E FUNDIT: Familjarët e Gjestit reagojnë ashpër ndaj Eglit

Rikthimi i Eglit në shtëpinë e “Big Brother Vip” duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek shumë nga ndjekësit e formatit, përfshirë këtu edhe familjarët e Gjestit. Në…

“Nuk ikën dashuria për 9 ditë”/ Rozana për raportin Egli-Gjesti: Kush e di ça pret publiku…

Dita e sotme ka qenë mjaft e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, me biseda dhe thashetheme të ndryshme. Rozana dhe Ola teksa ndodheshin të…

Kadastra shkarkon babain e 4 fëmijëve me dy prindër të moshuar dhe gruan e sëmurë me t*mor

Një rast i paprecedent ka ndodhur në Durrës, aty ku një qytetar në vështirësi të madhe ekonomike është shkarkuar nga puna në Kadastrën e qytetit, dhe prej…